Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


PolitikëTe FunditTe Gjitha

“Bamirësia në fushatë, korrupsion elektoral”

Drejtoresha e Open Data Albania, Aranita Brahaj, e ftuar në emisionin “Tonight Ilva Tare”, ka folur për veprimtaritë bamirëse të politikanëve përgjatë fushatës zgjedhore.

Sipas Brahajt, ky fenomen është një korrupsion elektoral, ndërsa ka shtuar se ka pasur disa raste kur deputetë kanë rikonstrukturuar shtëpi, apo kanë dhënë pako me ushqim gjatë muajit ramazanit, që përkonte edhe me fushatën elektorale.

“Dikush që ka një shtëpi dhe pret t’ia restaurojnë. Sa foto kemi sjellë në formën promocionale, deputetë bamirës të cilët kanë vajtur dhe kanë rregulluar shtëpi në Dibër.

Sa foto kemi në rrugët kryesore të Shkodrës ku një forcë elektorale dhuronte pako me ushqime për muajin e Ramazanit dhe sa video na kanë ardhur dhe nga burgjet për njerëz të cilët thoshin: Ne jemi në burg, kemi një fatkeqësi jetësore dhe në burg nuk lejohen videot dhe ju bëjmë thirrje njerëzve të mbështesin këtë kandidat sepse ky kandidat na ka mbështetur familjet.

Atëhere fenomeni dhe elementi është shumë i qartë.”, është shprehur Brahaj.

Ndërsa gazetarja e pyet se ku është ndarja korruptive e dikujt që ndihmon, në këtë rast politikanë, Brahaj tha: “S’ka, në një fushatë elekorale nuk ka. Ajo që quhet bamirësi elektorale është korrupsion elektoral për mendimin tim.” (D.D/Shuplaka)

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *