Mario Baloteli ka qenë i ftuar special në Grande Fratello Vip (version italian i Big Brother), mbrëmjen e djeshme, teksa i ka bërë një surprizë, vëllait të tij bilogjik Enok, i cili është konkurent në këtë emision.
E pranishme në shtëpi ka qenë edhe ish e dashura e Marios, Dajane Melo, të cilën sulmuesi italian, i cili aktualisht është pa skuadër, e ka ofenduar me deklaratën e tij live në emision.
Teksa gazetari Alfosno Sinjori, ndërhyri duke pyetur Dajanën nëse do e donte Balotelin në shtëpinë e Grande Fratello Vip, bukuroshja seksi u përgjigj pozitivisht.
Pas përgjigjes pozitive nga ana e saj, Alfonso u kthey nga Balotelli dhe i tha: “Mario, e dëgjove? Dajan tha se të do në shtëpinë e Big Brother, të do aty”.
Ndërkohë që Baloteli menjëherë u përgjigj: “Eh, ajo më do, por më pas do të thotë ‘ndalo, ndalo… më dhemb”. Deklarata e sulmuesit ka shkaktuar polemika në Itali dhe është një nga temat më të nxehta të momentit.