Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

“Ballkani Perëndimor përparësi për KE”, von der Leyen: Nesër konferenca e donatorëve për Shqipërinë (VIDEO)

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen ka reaguar në lidhje me takimet e sotme që po zhvillohen dhe do të zhvillohen në Bruksel.

Me anë të një reagimi për mediat, von der Leyen tregon se Ballkani Perëndimor është një përparësi për Komisionin europian.

Më tej ajo thekson se në axhendën e takimeve të sotme do të jenë perspektiva e Ballkanit Perëndimor që të bashkohet me BE-në me kalimin e kohës, ndërsa ka kujtuar edhe konferencën e donatorëve që do të mbahet nesër.

”Sonte, siç e dini kishim prioritet Ballkanin Perëndimor në Komision dhe e dini që është në interesin e përbashkët ta kemi sa më afër Bashkimit Europian Ballkanin Perëndimor. E dini që kemi rishikuar metodologjinë tonë dhe pas rishikimit kjo metodologji duhet të krijojë dhe rifitojë besimin e ndërsjelltë te procesi sepse përshpejton ‘status quo-n’ e reformave dhe nga ana tjetër krijon prespektivë të besueshme për Ballkanin Perëndimor që t’i bashkohen në të ardhmen BE-së. Gjithashtu i hap rrugën Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë për të nisur negociatat për anëtarësim në BE mundësisht para Samitit të Zagrebit. Në lidhje me samitin po përgatisim një paketë investimesh nga Komisioni dhe shpresojmë që Këshilli të japë dritën jeshile në këtë aspekt.” tha Von der Leyen.

Ajo është ndalur edhe tek Konferenca e Donatorëve për tërmetin në Shqipëri duke thënë që BE ka si qëllim që të ngrejë fonde për fazën e rindërtimti.

“Nesër do të mbahet Konferenca e donatorëve për Shqipërinë me qëllim që të ngremë fonde për rindërtimin pas tërmetit të rëndë që ka goditur Shqipërinë. Faleminderit”- tha Ursula von der Leyen.

Nga Belgjika pas takimit më Presidentit e Këshillit të Europës Charles Michel, kryeministri Edi Rama ka dhënë një deklaratë për mediat nga ku tha se ulja në Bruksel ishte e vështirë sot, ndërsa theksoi se është një lloj sinjali që mbërritja për Shqipërinë nuk do të jetë e lehtë, dhe këtu mendohet se ai iu referua hapjes së negociatave.

Rama tha gjithashtu se dita e nesërme është e madhe për Shqipërinë, pasi do të mësohet vendimi që kanë marrë shtetet që do të marrin pjesë në konferencën e donatorëve për dëmet e pësuara nga tërmeti i 26 Nëntorit, ndërsa nuk i ka fshehur notat e pesimizmit, kjo mbase edhe për shkak të diskutimeve dhe asaj çfarë ka ndodhur dy ditët e fundit në Mynih.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce
Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 prillit?
  • Koalicioni i udhëhequr nga PD 53%, 8502 votes
    8502 votes 53%
    8502 votes - 53% of all votes
  • PS 28%, 4539 votes
    4539 votes 28%
    4539 votes - 28% of all votes
  • Nuk do të votoj 9%, 1492 votes
    1492 votes 9%
    1492 votes - 9% of all votes
  • LSI 5%, 785 votes
    785 votes 5%
    785 votes - 5% of all votes
  • Të tjera 4%, 666 votes
    666 votes 4%
    666 votes - 4% of all votes
Total Votes: 15984
19/03/2021 - 25/04/2021
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.