Më datë 10 maj do të mbahet mbledhja ku do të jenë të pranishëm ministrat e Baashkimit Europian dhe një nga çështjet kryesore që do të flitet është anëtarësimi i Ballkanit Perëndimor.
Takimi do të drejtohet nga shefi i politikës së jashtme të BE Josep Borell ku si përfaqësuesi Special i BE për dialogun Kosovë-Serbi do të jetë Miroslav Lajcak.
Si pjesë e debatit mbi situatën në rajon, sipas zyrtarëve në Bruksel, “qasja gjeopolitike e BE ndaj Ballkanit Perëndimor” do të diskutohet. Burimet e BE thanë se debati nuk do të përqëndrohet në procesin e anëtarësimit të vendeve në rajon.
“Edhe pa diskutim, është e qartë se Ballkani Perëndimor ka një perspektivë Evropiane.” Ne do të merremi me politikën e jashtme “,- tha një zyrtar Evropian. Ai paralajmëroi që ministrat e jashtëm të BE do të diskutojnë ndikimin e vendeve të treta në Ballkanin Perëndimor, sepse, siç tha ai, është e qartë se situata “ka ndryshuar ndjeshëm kur bëhet fjalë për ndikimin e jashtëm në rajon”.
“BE nuk insiston në ekskluzivitetin e pranisë së saj në rajon, por është e rëndësishme që BE të jetë e pranishme dhe të jetë një lojtar kryesor,” -tha zyrtari evropian.