AktualitetFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

“Balliu qëndron në burg me urdhrin e zagarëve të Edi Ramës”, Basha: Ka lindur shpresa për të ardhmen

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha i pranishëm ditën e sotme në qytetin e Korçës, është shprehur se ish-deputeti i arrestuar dje gjatë protestës së Astirit, Klevis Balliu, është duke u mbajtur në burg me urdhër të  Sandër Lleshaj dhe Ardi Veliut, të cilët Basha i quan dhe zagarë.

“Dua t’ju përcjell sot nga kjo sallë përshëndetjet e deputetit Klevis Balliut, i cili mbahet sot në arrest politik me urdhër të drejtpërdrejt të Edi Ramës dhe zagarëve të tij politikë, Sandër Lleshaj, Ardi Veliu dhe kriminelit në krye të policisë së Tiranës. Mbahet në burg me urdhra të drejtpërdrejt politikë ndaj prokurorëve të kapur e të nënshtruar. Mbahet për të vetmin faj se kur me urdhër të banditëve iu vërsulën nënave dhe baballarëve që po mbronin shtëpitë e tyre, i spërkatën me gazin djegës dhe lotsjellës, Klevis Balliu ndodhej në krahun e qytetarëve për t’i mbrojtur nga dhuna. Ky është krimi i vetëm i Balliut, se është në krahun e qytetar.”

Ndër të tjera Basha është shprehur se trafiku i drogës dhe krimit në Shqipëri luhet vetëm nga 10 kiriminelë, të cilët kanë kontakte me drejtorat e burgjeve dhe jo vetëm. Sipas Bashës në burg duhet të ishte Damian Gjiknuri, Taulant Balla dhe vetë Edi Rama, dhe jo Klevis Balliu apo dhe qytetarët e tjerë të Unazës së Re, të cilët veçse mbrojnë shtëpitë e tyre nuk bëjnë asgjë tjetër.

10 kriminelë kanë në dorë trafikun e drogës, hynë e dalin në burg. Burg i thënçin se aty trajtohen si në hotel. Me telefon në dorë janë gjatë të gjithë kohës online. Flasin me drejtorët e policisë, sepse përdoren për blerjen e votave. Këta të 10 janë shtylla e pushtetit të Edi Ramës, që kontrollojnë gjithçka, që nga doganat, tatimet etj. Këta 10 oligarkë, këta 10 kriminelë kontrollojnë gjithçka. Nëse do të kishim një prokurori të pastër sa të Kosovës, në burg duhet të ishin këta, e jo Klevis Balliu dhe ata që mbrojnë shtëpinë e tyre. Në burg duhet të ishte Damian Gjiknuri, Taulant Balla dhe vetë Edi Rama.

Ai ka vijuar më tej me fjalën e tij, duke premtuar se në sistemin politik do të ketë ndryshim të thellë, në të cilin parlamenti nuk dotë jetë më kukull por do të marrë përgjegjësit e tij. Duke u premtuar referendum kombëtar Basha është shprtehur se asgjë nuk do të vendoset me dyer të mbyllura.

Sot nga Korça dua ta deklaroj prerë për ata që s’e kuptojnë: Po, do të ketë një ndryshim të thellë të sistemit politik, do ketë rikthim tek vlerat evropiane të kontrollit e balancës. Parlamenti nuk do të jetë kukull, por kontrollor i qeverisë, prandaj na duhet një parlament që buron drejtpërdrejt nga qytetari. Për këtë arsye kemi nisur një debat që do të shtrihet kudo në Shqipëri. 100 deputetë me një senat, apo kombëtar proporcional me lista të hapura, apo sisteme të tjera që bëjnë të mundura primaret apo një president të zgjedhur nga populli, ne nuk kemi paragjykime.

Qytetarët duhet të pyeten për çdo vendim të rëndësishëm, jo të ndërtohen inceneratorë që helmojnë qytetarët. Me një ligj për referendumet, qytetarët do të pyeten për gjithçka që ka të bëjë me shëndetin e tyre. Ky ndryshim s’do ndodhë në dhoma të mbyllura, por në sy të publikut. Gjithçka do të marrë formë të prerë vetëm pasi të vendoset me referendum kombëtar nga vetë qytetarët shqiptarë”, tha Basha.”

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *