Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

Balliu publikon dokumentat për nënën e Xhaçkës: Nga dënimi i njerëzve për agjitacion te trafikimi i jetimëve  

Pas përplasjes së ashpër në kuvend rreth dy muaj më parë mes ish – deputetit  të Partisë Demokratike Klevis Balliut dhe Ministres së Mbrojtjes Olta Xhaçka, Balliu ka publikuar mbrëmjen e sotme disa dokumenta që sipas tij dëshmojnë faktin se nëna e Ministres së Mbrojtjes Olta Xhaçka, ka firmosur si gjyqtare e Enver Hoxhës në 1988  ku ka dënuar Agim Hofobashin për Agjitacion dhe Propagandë në bazë të nenit 55, duke e dërguar në neuropsikiatri në Elbasan sepse kishte shpërfytyruar bustin e diktatorit Enver Hoxha.

Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, Balliu është shprehur se  Xhaçka është një komuniste e vogël që është rritur me krim dhe pushtet , ku sipas tij ka mbushur edhe ministrin që drejton me njerëz të shkolluar me profil “sigurimi” ku mësohesh si të luftosh forcat e NATO-s apo dhe si të urresh forcat e NATO-s.

Statusi i Klevis Balliut

Meqë mu drejtove si çuni i Fahriut po të drejtohen si goca Tashës.

Atëherë dhe unë po të përgjigjem siç ti e meriton shoqja Xhaçka.

Ti shoqja Xhaçka e ke komunizmin në gjak dhe për këtë ka fakte.

Nëna jote shoqja Xhaçka, si gjyqtare e Enver Hoxhës në 1988 ka dënuar Agim Hofobashin për Agjitacion dhe Propagandë në bazë të nenit 55, duke e dërguar në neuropsikiatri në Elbasan sepse kishte shpërfytyruar bustin e KRIMINELIT Enver Hoxha.

Më pas nëna jote shoqja Xhaçka, u mor me trafikim jetimesh dhe si pjesë e bandës u shpall në kërkim. Ajo u arratis në Greqi e më pas në Itali.

Ti zonja Xhaçka vetë u shkollove me paratë e të dashurit tënd, e që ishte djali i Gjallicës.
E frymëzuar nga misioni komunist i nënës tënde kur u ktheve në atdhe fillove punë në parti.

Dhe sot si një komuniste e vogël, e rritur me krim dhe pushtet, e ke mbushur Ministrinë e Mbrojtjes me njerëz të shkolluar me profil “sigurimi” ku mësoheshe si të luftosh forcat e NATO-s apo dhe si të urresh forcat e NATO-s.

Ti zonja Xhaçka drejton sot Ushtrinë e një vendi anëtar të NATO-s, e që është një turp për Shqipërinë.

Dhe ti moj gocë e krimit kërkon të mbrosh sigurinë e vendit!
E kush?
Ti që je lindur në krim, je rritur në krim dhe punon për krimin.

Më poshtë janë dhe dokumentat dhe faktet për çka shkruaj më sipër.

 

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *