Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

Balla zbaton me korrektësi masat e parandalimit kundër koronavirusit, dezinfekton gazetarët

2 raste të konfirmuara me Koronavirus kanë vënë në alarm njerëzit, autoritetet shëndetësore, madje dhe vetë qeverine e cila sot mbajti mbledhje urgjente ku vendosi pezullimin me 2 javë të shkollave dhe çdo aktiviteti tjetër publik deri me 3 prill.

Ndërsa të gjitha shërbimet e tjera publike dhe private vijojnë normalisht mbledhjen, anëtarët e komisioneve parlamentare i janë dorëzuar frikës së infektimit.

Nga ana tjetër kreu i grupit socialist Taulant Balla pasi ka mbledhur deputetët e majtë u ka komunikuar se puna do të vijojë normalisht duke respektuar të gjitha rregullat dhe rekomandimet e specialistëve të Ministrisë së Shëndetësisë.

Aq seriozisht i ka marrë Balla masat, sa është filmuar duke dezinfektuar gazetarët në ambientet e komisioneve.

“Live…Pas porosise qe iu dha kolegeve ne mbledhje, Kryetari i Grupit te PS Taulant Balla eshte i pari qe zbaton urdhezimet e Ministrise se Shendetesise😃👍👏”- shkruan Agim Rama.

(M.Q/Faxweb.al)

Fjalët Kyce

Partitë politike firmosën Marrëveshjen për Reformën Zgjedhore. A mendoni se Presidenti Meta duhet të dekretojë një datë zgjedhjesh në tetor të këtij viti?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *