Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

Balla tha se ishte mik me eurodeputetin që doli në përgjimet e mafias, reagon me urgjencë Lulzim Basha

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka reaguar lidhur me përgjimet e prokurorisë italiane, që kanë zbuluar ndikimin e mafias së Ndraghetës edhe në Shqipëri. Duke iu referuar përmendjes së kryetarit të bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, Basha shkruan se Rama dhe çirakët e tij e kanë mendjen që të shtojnë pasurinë e tyre, qoftë edhe bashkëpunuar me mafien.

“Rama dhe marionetat e tij e kanë mendjen të shtojnë pasurinë e tyre me mafien. Atyre as që u bie në mend për njerëzit. Së bashku, ne do të sjellim ndryshimin. Do të presim lidhjet e mafies me shtetin, do të largojmë Ramën dhe marionetat e tij e do të sjellim një qeveri që kujdeset për familjet shqiptare”, shkruan Basha në një postim në rrjetet sociale.

Kjo deklaratë e kreut të PD-së vjen pak minuta pas akuzave që hodhi në drejtim të tij kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla, i cili tha se Basha është mik i eurodeputetit italian që ka dalë në përgjimet e prokurorisë.

Duke iu referuar eurodeputetit Lorenzo Cesa, që del në përgjimet e prokurorisë italiane, Balla tha se ai është një mik i Lulzim Bashës dhe se së bashku kanë pasur mjaft takime edhe në Romë edhe në PE. Sa i takon rolit të Veliajt, apo një ministri në qeverinë e Edi Ramës që përmendej, Balla i refuzoi akuzat, ndërsa nxiti publikisht SPAK-un që të bëjë një hetim të thellë dhe gjithëpërfshirës.

“Unë jam kryetar i delegacionit shqiptar në PE, dhe mund tiu them me bindje të plotë që eurodeputeti që përmendet është miku i ngushtë i Lulzim Bashës, e ka takuar dhe në Romë, shkoni dhe pyesni Lulzim Bashn. Duhet të bëhen hetime të plota dhe të thella, meqënse bëhet fjalë për një eurodeputet me emër, mund të pyesni Lulzim Bashën, unë besoj se isha i qartë në sqarimin që bëra.

Më vjen keq që iu i bini anës, pasi ata që janë përmendur realisht me emër i keni në presidencë, dhe miq të kryetarit të opozitës. Unë përshëndes faktin që SPAK do të bëjë verifikimet përkatëse, por po iu them që kjo është një çështje që po hetohet. Ora neës ka çështje të hapura në këtë drejtim dhe unë nuk dua tiu hyj atyre akuzave”, u shpreh Balla.

(E.K/Faxweb.al)

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *