Kryeministri Edi Rama dhe gazetari Sokol Balla këtë mbrëmje duket se e kanë shumë të vështirë të gjejnë një gjuhë të përbashkët. E nisën dhe e vazhduan puntatën e sotme me një debat të ashpër. Gazetari insiston gjatë gjithë kohës të marrë një përgjigje nga Rama lidhur me arsyet e shkarkimit të ministrit të brendshëm Saimir Tahiri, mirëpo Ramës mesa duket nuk i pëlqen insistimi i gazetarit.
Balla: Përse ju e ndryshuat Tahirin që e kishit projektuar për një detyrë aq të rëndësishme, edhe pse ai është ministri më jetëgjatë i ministrisë së brendshme që pas komunizmit. Pse në një moment të caktuar e lironi nga këto detyra në një moment kur opozita kërkon që ta shkarkojë?
Rama: Mos të bëjmë koment kafeneje pa fund, e kuptova pyetjen, më lër të përgjigjem
Rama: Nuk është shkarkuar asnjëherë për arsye të opozitës, është ministri më i sulmuar, dy herë në ditë është sulmuar, sot ata që kanë dalë në bulevard kërkojnë qeveri teknike. Nuk ke pse merr nëpër gojë heronjtë e Vigut se po të ishte puna mund të na jepnin mësim ty dhe mua.
Balla: Keni martirizuar katër nga drejtuesit e reformave që ju thoni që janë flamujt e kësaj mazhorance
Rama: Ka mundësi të vazhdoj bisedën? Nëse quhet martir dikush që le karrigen e ministrit dhe merr detyrën e liderit politik që vendos që do japë…
Balla: Unë po ju pyes
Rama: Ti s’më dëgjon, sikur ke dalë nga çadra sot, po më habit!
Balla: Ju e keni
Rama: O zot, o Sokol, pse s’më le të vazhdoj
Rama: S’po mbaroj dot një fjali nga fillimi deri në fund, nuk je këtu të japësh opinionet e tua, nuk po e kuptoj çfarë ke, po të shpjegoj që këta drejtojnë qarqet, kam kërkuar që në krye të herës, për të diksutuar me njerëzit pa ndërmjetës
Pse duhet të japim ne llogari për mendimet krejtësisht në hava që keni ju, e kjo bisedë, ne kemi nevojë dhe pse ne kemi nevojë të shkojmë të flasim me shiptarët e zakonshëm. Udhëheqja në këtë betejë, nuk është një punë që mund të bëhet pa kohë të plotë në këtë fazë, Çadra kërkon qeveri teknike, nuk kërkon Saimir Tahirin, këtu bëhet fjalë për qasjen tonë, detyra e ministrit të brendshëm kërkon një vëmendje dhe përkushtim të jashtëzakonshëm, ashtu sikurse puna në qarqe të tjera nuk mund të përballohet. (D.D/Shuplaka)