Deputeti i LSI-së Edmond Panariti ka folur në ‘Fax News’ rreth votimit shumë të diskutuar të ditës së enjte për projektligjin e Teatrit Kombëtar.
Deputeti i LSI-së u shpreh se ai votim ishte i paligjshëm dhe shpreson se presidenti të mos e dekretojë duke pasur parasysh antikushtetutshmërinë e tij.
Sa i përket akuzave nga PS se ka qenë ai dhe deputeti Endrit Braimllari që i kanë ndërruar kartën deputetit Robert Bitri, Panariti deklaroi se akuza e maxhorancës është komplet e padrejtë, dhe shtoi se i ka bërë thirrje Ballës që ta nxjerri filmin e plotë për të kuptuar të vërtetën.
Deputeti i LSI-së sqaroi se sekuenca e videos që paraqitet nga PS i përket orës 10-të të paradites, ndërsa votimi ka ndodhur pas 11 orësh.
Edmond Panariti u shpreh se ishte vendim i Grupit Parlamentar të LSI-së që meqë Robert Bitri nuk është më pjesë e LSI-së në atë vend të vendosej karta e Vangjel Tavos.
“Së pari unë nuk ma heq njeri bindjen time se aty ka pasur një abuzim madhor. Po ç’lidhje kam unë me këtë histori?
E para e punës kjo sekuencë e videos ka ndodhur në orën 10-të në momentin që jemi ulur në vendet tona dhe sekratari i përgjithshëm i LSI-së Endrit Braimllari duke u nisur nga një vendim grupi, duke ditur që zoti Bitri ka dy javë që është ç’rregjistruar nga grupi dhe është deputet i pavarura, vendosi që vendin e tij ta zuinte zoti Tavo, dhe në postin e tij bosh të vendosej karta elektronike. Kjo nuk më bën mua votues, absolutisht, respektova vendimin që mu transmetua nga Braimllari.
Prandaj i kam kërkaur zotit Bitri që të sqarojë çfarë ka ndodhur në momentin që ka ardhur në postin e tij të votimit, zoti Bitri në momentin që ka ardhur, ka nxjerre kartën e tij të votimit, ka hequr atë të zotit Tavo dhe ka votuar. Prandaj këto historira duhet ta sqarojë nga Kuvendi se është përgjegjësi e Kuvendit, ne nuk kemi votuar. Votimi ka ndodhur 11 orë më vonë”, tha Panariti.
Intervista e plotë:
(B.H/Faxweb)