Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

Balla e akuzoi se shkaktoi incidentin në Elbasan, nuk përmbahet Bylykbashi: Atë ditë erdha vonë, po më ngacmove përsëri …

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Aurel Bylykbashi i është përgjgijur akuzave të Taulant Ballës i cili tha se incidentin e regjistruar ditën e verës në Elbasan e ka shkaktuar pikërisht ai.

Duke shpjeguar se në Elbasan ka mbërritur vonë ditën e sherrit dhe se e vetmja gjë që ka bërë është ndarja e personave që po konfliktoheshin, Bylykbashi paralajmëron Ballën, duke i bërë thirrje që të mos e ngacmojë përndryshe do t’i përgjgijet ashtu sicc di ai.

Ndër të tjera, Bylykbashi sqaron se nuk është kandidat por nthjesht kordinator në lagjen e tij dhe shton se ai nuk i hyn në hak askujt, por nëse dikush i bie në qafë nuk ka gjë që i del para.

Postimi:

Taulant!

Prape me mua ti??

Une nuk jam as kandidat per deputet, as kryetar partie… Mua me kane vene koordinator ne lagjen rrotull shtepise sime, qe do ta kryej me korrektesi…Keshtu qe nuk kam pse bej protagonistin, aq me teper kur nuk ta kerkojne…

Ate dite kam ardhur me vonese ne shesh…, kamerat aty jane, shikojini… E vetmja gje qe kam bere eshte te pengoja me trup perplasjen…, sepse ju Taulant hyte brenda gardhit tone… Thirrjet, sharjet, nga te dy anet, ju mbeten ju organizatoreve!! Ti kishit kordinuar levizjet qe mos perplaseshim…

Ku e ke hallin??

Apo ju mbeti ngjarja ne dere dhe doni alibi jashte jush?!

Treguat me ze dhe figure, se si doni ti fitoni zgjedhjet ne Elbasan, me dhune!!

Por ti nuk ke as talentin e ish kryebashkiakut Sejdini.., atij nuk i kuptohej levizja e radhes dhe nuk i ballafaqonte njerezit e tij me opinionin publik!! Se keshtu merr dhe njerezit ne qafe!!

Apo doni te me frikesoni mua?!

Mua mund te me rrahesh, nuk leviz me badigard…, mua edhe mund te me vrasesh, nuk mbaj arme me vete…, por mua nuk me ben dot presion dhe nuk me frikeson dot njeri!!

Sepse kam ca parime te karakterit qe me mbajne ne ekuiliber.., nuk i bej keq njeriu dhe nuk i hyj ne hak askujt, gjithe jeten time jam perpjekur te bej mire, nuk jam peng i askujt dhe mbaj fjalen e dhene…, dhe e fundit.., e drejta mua me ben trim Taulant!!

Kur kam te drejten me vete, nuk ka gje qe me del perpara!!

Por po vazhdove te me ngacmosh…, sinqerisht nuk dua te bej protagonistin.., atehere do te zbres ne fushe… Sic di une!! Dhe do te kem pune vetem me ty!! Me askend tjeter!!

Mos kujto se i kam harruar ditet e burgut, qe i bera nga ty, dhe vetem nga ty!!

Si demokrat i thjeshte, politikisht po te them…

Po inspiron dhune ne qytet. Ti do ikesh, por do lesh mbrapa hasmeri…

Dhe mos na kujto kaq budallenj ne elbasanasve!! Qe, per ju te Tiranes, te vritemi me njeri tjetrin… Ky qytet ka disa kode bashkejetese, qe ti po i shkel!!

Se qe ta dish, edhe ne ditet e marredhenieve me te keqija me Qazim Sejdinin, kodet e qytetit i ruajtem…, nuk e cuam luften politike tek pragu i shtepise se ndonjerit…

Dhe gjithe kete po e ben per mandatin tend, por ju 8 nuk i merrni dot sikur qielli me token te bashkohet!! Edhe 7 shikojeni me dylbi!!

Por ti mund te behesh Deputet perseri, por titulli,  Deputet i Elbasanit, nuk eshte thjesht nje mandat… Eshte menyre sjelljeje… Perpiqu ta meritosh!!

Kaq kisha per sot!!

Dhente zoti e takohemi ne Zgjedhjet Lokale qe nuk jane larg…!!

Një konfrontim fizik ka ndodhur Ditën e Veres në qytetin e Elbasanit midis mbështetësve të PS-së dhe PD-së, pasi orari i mbërritjes së Ramës dhe Bashës në Elbasan për festën e Ditës së Verës ka qenë pothuajse i njëjtë. Teksa Basha u prit me brohoritje nga mbështetësit e tij, janë dëgjuar edhe thërritjet “Rama ik”. Në fakt kjo thirrje u dëgjua edhe gjatë kalimit të kryeministrit.

(E.H/Faxweb.al)

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 prillit?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.