Kërkesa për ngritjen e Komisionit të Posaçëm hetimor është firmosur nga 18 deputetë të maxhorancës.
Sipas kërkesës së depozituar në Kuvend, ky Komision do të hetojë edhe rolin e politikanëve shqiptarë në raportin e Dick Marty.
Ndërkohë, prej javësh, maxhoranca ka hedhur akuza në drejtim të kreut të PD-së, Lulzim Bashës, në lidhje me rolin tij në hetimet ndaj UÇK-s, ndërsa Basha ka mohuar të ketë marrë pjesë në ndonjë hetim kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës