BALFIN Group organizoi aktivitetin e përvitshëm kushtuar ideve të reja novatore. Nëkëtëaktivitet ndërkombëtar patën mundësi të prezantonin idetë e tyre novatore punonjësit e Grupit nga 7 vende të ndryshme. BALFIN InnovationSummit ‘20u zhvillua në Tiranë me pjesëmarrje të kufizuar fizike, por u sigurua që të gjithë punonjësit e Grupit BALFIN ta ndiqninonline.
Ky aktivitet është një ndër më tërëndësishmittë Grupit Balfin, ku prezantohen dhe diskutohen ide novatore dhe krijuese nga Kompanitë dhe Punonjësit e Kompanive të ndryshme të tij. Ai është një “instrument” për të prezantuar dhe përdorur potencialin e punonjësve në një mënyrë pozitive dhe për të ngriturkulturën e novacionit të Grupit në një nivel të lartë.
Vlerësimin për idetë e prezantuara e bëri një juri e përzgjedhur e përbërë nga z. EnioJaço, President i Dhomës Amerikane të Tregtisë në Shqipëri, z. Artan Hoxha, Administrator i Tirana BusinessUniversity, TBU dhe znj. Matilda Shehu, Drejtore e Operacioneve të Biznesit në Grupin Balfin.
Në fjalën e saj përshëndetëse për këtë aktivitet, Drejtoresha Ekzekutive e Grupit Balfin, Edlira Muka tha:“Për të ecur përpara dhe për të qëndruar në krye në mjedisin e sotëm, biznesi duhet të jetë novator. Ne i nxisim idetënovatore sepse nuk i druhemi shndërrimit. Ne e mirëpresim atë. Ndihemi shumë krenarë që jemi një prej Grupeve mënovatore nëEvropën Jug-Lindore, duke prezantuargjithnjë ide të reja dhe të guximshme në këto tregje. Novacioni është pjesë e ADN-së së Grupit Balfin.”.
Ideja e prezantuar nga ekipi i Balfin Real Estate &Hospitality, “Time Share &Vacation Exchange”, u vlerësua nga ana e jurisë si idea më novatore e vitit 2020.
Falë këtij projekti, në bashkëpunim me Interval International, kompania lider në industrinë e turizmit në botë, shkëmbimi i vilave/pushimeve tani është i mundur dhe i aplikueshëm edhe për klientët e GreenCoastResort&Residences.
Samiti i Inovacionit Balfin është një ngjarje ku ndahen ide të reja që do të jenë pjesë integrale e së ardhmes sëGrupit, do të ushqejnë ambicien dhe do të festojnë novacionin, që e bën Grupin BALFIN një nga mbështetësit më të rëndësishëm në idetë novatore në të gjitha vendet ku është i pranishëm.