Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

“Mos-arritja e pikut njëherësh është sukses”, mjekja Silvana Bala: Po studiojmë rastet kur nuk kishim informacion, së shpejti një përfundim

Mjekja Silvana Bala ka folur për Fax News në lidhje me situatën e pacientëve në spitalin COVID2, ndryshe “Shefqet Ndroqi”, ku tha se ndodhen në reanimacionin e këtij spitali 5 persona 2 prej të cilëve në intubim.

Ajo tha se po bëhet retrospektivë me kartelat e pacientëve për të kuptuar nëse virusi ka ardhur më herët në vend, ndërsa lidhur me pikun e infeksioneve, tha se është për t’u lavdëruar që virusi po ecën valë-valë në vendin tonë dhe jo në fluks rastesh.

“Në reanimacion ndodhen 5 të sëmurë 2 nga të cilët janë të intubuar. Situata e pacientëve është stabël dhe nën kontroll. Gjendja e pacientëve të dalë nga intubimi është stabël por ka nevojë për kujdesin e mjekëve ende.

Dua të sqaroj se pneunomia e mushkërive është një komplikacion i shpeshtë por tek koronavirusi ka një specifikë të veçantë. Tek neve jemi duke hapur kartelat për të parë dhe evidintuar sepse kemi pasur raste në kohën që ishte e panjohur për ne për të gjetur imazhe të ngjashme të Covid me simptoma të pneunomisë. Kishin karakteristikë që kalonin me veshtirësi pneunominë, gjë e cila sot është karakteristikë për koronavirusin, kryesisht tek të moshuarit. Do dalim me një përfundim sa më shpejt, do kërkojmë informacione sa kemi, do kontrollojmë kartelat, dhe në bazë të protokolleve që janë bërë edhe në Kinë apo në Europë do të dalim në disa konkluzione.

Një pacient që shtrohet edhe me Covid edhe me pneunomi, trajtohet me antibiotikë të kombinuar, me terapi të protokolleve që parashikon OBSH. Ka tashmë skema të veçanta që infeksionistët i kanë vënë në funksion. Një pacient me pneunomi dhe Covid negative, trajtohet me mjekimet e diagnozës.

Është një klinikë e veçantë në Sanatorium që përbajnë klientët Covid negativ që kanë kaluar virusin dhe janë mbi 60-vjeç, siç është klinika me Covid pozitiv. Unë them se e kemi fituar këtë betejë që në fillim, jemi vendi ndër të parat për masat që kemi marrë. Nuk mund ta kuptoni se çfarë lloj përgatitje ishte bërë në sistemin spitalor, ishin gati 500 shtretër, dhe mendoja një shifër të madhe. Ai suspacion i ardhur valë-valë është një sukses në këtë pandemi kaq të madhe”, tha Bala.


(F.GJ/FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce

Partitë politike firmosën Marrëveshjen për Reformën Zgjedhore. A mendoni se Presidenti Meta duhet të dekretojë një datë zgjedhjesh në tetor të këtij viti?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *