Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Babi u vrau nënën duke i goditur kokën në çimente, apeli drithërues i fëmijëve: Edhe bukën nuk e hante pa ne…, duam ndihmë t’ja dalim mbanë

Pak ditë më parë Adriana Shaholli nënë e 6 fëmijëve, ndërroi jetë në moshën 40 vjecare, pasi u vra barbarisht nga bashkëshorti i saj, i cili në sherr e sipër i përplasi kokën disa herë në dysheme.

Vajza dhe djali kanë apeluar për ndihmë duke u shprehur se duan ndihmë që t’ja dalin mbanë pasi ato do të mbajnë dhe 4 fëmijët e tjerë të vegjël.

“Fundjava Ndryshe” ka qenë në shtëpinë e tyre në Durrës, pasi po mbledh donacione për ti ndihmuar, duke sjelle edhe rrefimin e vajzes se madhe dhe djalit.

“Gjithçka është krejt ndryshe nga më përpara. Mungon kreu i shtëpisë. Mungon mamaja jonë. Tani jam unë e vëllai që do mbajmë 4 më të vegjlit. Duam ndihmë t’ia dalim mbanë. Dua të ndjek rrugën e asaj, rrugën e mamit. Ajo ka vuajtur jashtë mase. Ajo na la, vdiq vetëm për ne. Ka qenë bota për ne. Edhe buken qe e hante na priste ne, nuk e hante pa ne. Ka qenë mbështetja jonë më e madhe. Më mungon jashtë mase, ishte motra ime, bota ime, atje hapesha per gjithcka, Kisha shume endrra, te punoja, te dilja jashte, te sillja te ardhura, por tani endrra ime me e madhe eshte qe motrat, vellai te ecim perpara, tja dalin mbane, per vete, gjithcka me duket e kote. Une vellai dhe motra e dyte jemi ne pune, tani detyrohemi akoma me shume te mbajme kater femije,duhet te kem me shume force tani qe jam kreu i shtepise bashke me vellane, duam ndihme, sa te rregullohemi, se pastaj, do jemi te forte, do punojme”- tregon vajza e madhe e shtepise.

Djali i shtepise ka nje apel: “Une punoja, babai ishte pijanec, nuk bente asge, bertiste, motrave, mamase, nuk merrte mundimin për të bërë as gjënë më të vogël. Punonte nëna dhe ne…Na ndihmoni për të ndërtuar shtëpinë, si e shikoni eshte ne gjendje te mjerueshme”.

Fjalët Kyce
Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 prillit?
  • Koalicioni i udhëhequr nga PD 53%, 8502 votes
    8502 votes 53%
    8502 votes - 53% of all votes
  • PS 28%, 4539 votes
    4539 votes 28%
    4539 votes - 28% of all votes
  • Nuk do të votoj 9%, 1492 votes
    1492 votes 9%
    1492 votes - 9% of all votes
  • LSI 5%, 785 votes
    785 votes 5%
    785 votes - 5% of all votes
  • Të tjera 4%, 666 votes
    666 votes 4%
    666 votes - 4% of all votes
Total Votes: 15984
19/03/2021 - 25/04/2021
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.