Në lidhje me lejen për ndërtimin e dy hidrocentralëve në lumin Osum, deputeti i PS-së Erion Braçe ka shpërthyer në akuza të forta në drejtim të qeverisë.
Braçe shkruan se ai dhe miqtë e tij nuk luftuan për tetë vite me rradhë kundër ndërtimit të tyre, në mënyrë që leja të jepej tani. Deputeti socialist shkruan më tej se kjo është një babëzi e madhe.
“Nuk luftuam 8 vite që hidrocentralet në Osum të miratohen tani! Kjo e hidrocentraleve ne Osum: Nuk eshte histori e re-e vjeter sa s’ka eshte;
Nuk eshte ceshtje e investimeve te rendesishme-babezi e madhe eshte; Nuk eshte pune e atyre qe kane emrat-te parendesishem ne treg jane; Nuk eshte as ceshtje koordinatash, gjurme aty ku do ngrihen-i gjithe Osumi njesoj eshte. Është çështje vullneti!
Kontrata e pare per ndertimin e ketyre hidrocentraleve, eshte lidhur nje jave para se te largohej Sali Berisha nga Qeveria. Per ato kontrata ka patur nje ligjerim te ashper e akuza te renda nga ne per ministrin e fundit te Energjise ne qeverine Berisha. Ai po ishte vullnet! Puna eshte se rruges, ky vullnet paska ndryshuar, eshte punuar nga pak cdo dite per te shkuar ne nje kontrate te re.
Tani po ua them shkoqur; Unë dhe kolegët e mi, nuk luftuam 8 vite me radhë-deri ditën e fundit, që gjithë çfarë kemi denoncuar të realizohet sot, me vendime haptazi në dëm të interest publik.
Nuk kam me asnje deshire te degjoj ligjerimet e zakonshme e te perseritura me “siguri juridike” per keto kontrata e keta perfitues! Nuk eshte ne interesin publik te ketij vendi ndertimi i hidrocentraleve ne Osum dhe kaq! Gjithcka tjeter eshte dem i madh.” – shkruan Braçe.
Kanionet e Osumit janë një nga pikat turistike më të frekuentuara nga turistët e huaj dhe ata vendas. Sigurisht natyra e kanioneve tashmë nuk do të jetë më e ‘virgjër’.
(E.K/FAXWEB)