Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Babai u vrau nënën, gjykata i kalon kujdestarinë e fëmijëve dajës

Pas krimit të dyfishtë në Ballsh, ku Gazment Musta  vrau nënën e fëmijëve të tij dhe kunatën, Gjykata e Shkallës së Parë ka vendosur që kujdestarinë e fëmijëve tja kalojë dajës.

Ndërkohë kujtojmë që ngjarja e rëndë  ka ndodhur më 2 janar  të këtij viti, ku 34-vjeçari, Gazment Musta, ka qëlluar  për vdekje bashkëshorten e tij 31-vjeçare dhe kunatën 18 vjeçe (lexo këtu).

Konflikti ka ndodhur për arsye banale, pasi 31-vjeçarja kishte shprehur dëshirën që të shkonte në familjen e prindërve për vizitë për festa, por 34-vjeçari nuk ka pranuar, ndërsa situata ka agravuar në vrasjen e saj.

Po ashtu mësohet se 18-vjeçarja kishte shkuar për vizitë me rastin e festës së Vitit të Ri, por që edhe ajo nuk ka arritur të shpëtoj nga sulmi me thikë.

Dy viktimat janë Gentiana Caushaj dhe Merisa Caushaj, ndërsa krimi është kryer në sy të fëmijëve.

 

Fjalët Kyce

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 Prillit ?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *