Shpérthími në Beirut është një ndër ngjarjet më trágjike që kanë ndodhur në botë, pamjet e tmérrshme të së cilës nuk do të largohen lehtë nga mendja e atyre që e përjetuan por jo vetëm. Një ndër videot që është bërë virale në rrjete sociale është momenti kur babai bën të pamundurën që të ruajë fëmijën e tij pasi apartamenti lëkundet nga trónditja e fortë.
Pasi lëviz nëpër shtëpi me fëmijën në krah, mundohet ta qetësojë duke i thënë: “Zoti është i madh, Zoti është i madh”. Në një moment vendosi që ta fshehë poshtë tavolinës.
Deri tani, të dhënat thonë se shpérthimi i madh në kryeqytetin e Libanit vráu të paktën 78 njerëz dhe plágosi më shumë se 4,000 të tjerë. I gjithë qyteti u tróndit nga shpërthimi i të martës, i cili filloi me një zjárr në portin e qytetit. Presidenti Michel Aoun tha se 2,750 ton nitrat amoniumi ishin ruajtur në mënyrë të pa sigurtë në një depo për gjashtë vjet, dhe kjo ka shkaktuar shpérthimin, ndërkohë që hetimet vijojnë ende.
Footage during the Beirut explosion from inside a civilian’s house of a dad in shock trying to protect his 6 years old child. #BeirutBlast @akhbar pic.twitter.com/GZtK8NTFLX
— Jenan Moussa (@jenanmoussa) August 4, 2020