Familjarët e ish-Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, janë në vëmendjen e mediave dhe publikut të gjerë pas një zhvillimi të papritur në Hagë, ku Thaçi u árrestua dhe po gjykohet për krìme lùfte, nën akuza të njëjta si krìminelët serbë, të cilët kanë kryer vrasje masive kundër popullsisë së Kosovës në vitet e lùftës.
Arre.stimi i tij nga Haga ndërsa ishte ende President e ka dobësuar pozicionin e Kosovës në bisedimet me Serbinë, nën absurditetin e trajtimit të lùftës çlirimtare si një lùftë e një grupi krìminal.
Vendimet e fundit të Gjykatës së Hagës për të árrestuar disa nga figurat kryesore të Lùftës Çlirimtare të vendit, e tashmë të rëndësishëm në jetën politike të tij, u kryen në heshtje.
U dërgua një avion special i linjës së drejtpërdrejtë me Holandën në aeroportin e Kosovës, i cili ka qëndruar prej disa ditësh atje, para se të merrte udhëtarët e rëndësishëm. Çështja ka tronditur opinionin publik, por mbi të gjitha, familjarët e të árrestuarve.
Haxhi Thaçi, babai i ish-Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se i biri i tij qëllim të vetëm ka pasur që të punojë që Kosova të çlirohej. Në kohën kur po mbahej seanca e parë ndaj Hashim Thaçit në gjyqin e Gjykatës Speciale, Haxhi Thaçi u kontaktua nga mediat në Kosovë, por ka thënë se nuk mund të japë intervistë para kamerës për shkak se ndjehet i rënduar emocionalisht. Pas kamerës ai ka arritur të shprehet me pak fjalë.
“E di që djali ynë ka pasur ideale dhe ka lùftuar për kombin shqiptar. Qëllimi i tij kryesor ka qenë që të jemi të lirë. E presim që djali ynë të kthehet shumë shpejt faqebardhë”, ka thënë Haxhi Thaçi në “Klan Kosova”.