Familja e 19-vjeçares shqiptare të humbur në Greqi që prej të premtes pasdite po përjeton momente ankthi pasi vajza nuk ka dhënë asnjë shenjë jete. Babai i Artemis, Giannis Vassilis ka folur për mediat greke duke thënë se hera e fundit që e panë ishte kur vajza u largua nga shtëpia për të aplikuar për punë në një dyqan lodrash.
“Unë ndjej që fëmija im është një rrezik”, tha babai i dëshpëruar. Ndërsa kamerat e sigurisë së një dyqani kanë treguar momentin kur vajza nuk shkoi në destinacionin që kanë deklaruar familjarët.
Babai shtoi se kishte një vajzë ishte një vajzë e butë dhe e ndrojtur dhe nuk fliste me askënd për jetën e saj personale. Sipas tij, Artemis kishte përjetuar romancë rreth 2 muaj e gjysmë me një 24 vjeçar që e kishte njohur përmes Facebook, por gjithçka kishte mbaruar.
Në lidhje me marrëdhënien e vajzës së tij me 24-vjeçarin, u shpreh: “Ajo kishte dy miq të ngushtë me të cilët u rrit dhe dilte me ta. Ajo ishte thjesht e ndrojtur dhe pasi i kemi kontaktuar, miqtë e saj na treguan se ishte e mbyllur edhe me ta. Tani mund të jetë ende me këtë djalë, nuk jemi të sigurt… Ajo na thoshte që marrëdhënia kishte mbaruar… Ne nuk e kemi parë asnjëherë këtë djalë. Vajza kishe me vete një çantë dhe një kartë me 40 euro.”
Babai tha se është i frikësuar për jetën e vajzës së tij dhe apelon që kushdo të njoftojë autoritetet nëse e sheh.
“Ne besojmë se jeta e saj është në rrezik nëse përfshihet përsëri me dikë në internet dhe nuk është ai që kishte një marrëdhënie. Ne jemi të shqetësuar se ku është fëmija, telefoni është i fikur”, tha Giannis Vassilis duke thënë se djali është përpjekur të kontaktojë me mesazhe 24-vjeçarin, por nuk ka marrë përgjigje.
Ndërsa një punonjës i shërbimit Silver Alert zbuloi çfarë kanë konstatuar nga kamerat e sigurisë.
“Kamerat e sigurisë së një dyqani tregojnë se ajo shkoi në një stacion autobusi që është më larg. Askush nuk e di nëse hipi në autobus dhe u largua”, tha Gerasimos Kourouklis, i cili thotë se mbetet mister arsyeja përse zgjodhi atë stacion që ishte rreth 1 kilometër larg shtëpisë ndërsa kishte të tjerë më afër.
Hera e fundit që u pa Artemis, kishte veshur një bluzë të bardhë, pantallona të zeza dhe mbante një çantë shpine. Në fillim, telefoni i saj celular punonte dhe i shkonin të gjitha thirrjet, por më vonë u fik dhe humbi krejtësisht sinjali.(A.M/Faxweb.al)