Policia e Lezhës ka reaguar në lidhje me denoncimin që bëri Avdyl Dushku, i cili pretendon se Policia e Lezhës ka dhunuar djalin e tij, Bledi Dushku ditën e sotme.
Ngjarja ka ndodhur pasi Bledi Dushku ka ngritur dy çadra për të mbrojtur nga dielli materialet, pasi Policia i prishi hotelin e tij tre ditë më parë.
Mirëpo, Policia e mohon kategorikisht që të ketë ushtruar dhunë ndaj qytetarit në fjalë.
Reagimi i policise:
Nga sherbimet e Policisë nuk është dhunuar ndonjë shtetas.
Është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lezhë dhe po kryhen veprime. Sapo të mbarojnë veprimet do ju nis Informacionin zyrtar.
(E.H/Faxweb.al)