Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

AXHENDA/ Kryesuesja e misionit të ODIHR në Tiranë, takim me palët politike

Shefja e misionit të ODIHR, Audrey Glover është rikthyer në Tiranë për të takuar palët politike.

Në një kohë kur pritet vendimi çeljen e negociatave dhe palët politike nuk kanë arritur ende në një zgjidhje të krizës politike, Goler është rikthyer në Tiranë.

Glover po zhvillon tani një takim me kreun e PD-së në selinë blu. Ndërsa pritet që në orën 14:00 të takohet me kryetaren e LSI, Monika Kryemadhi.

Më parë, Glover ka zhvilluar edhe një takim me socialistët Ervin Bushati dhe Elisa Spiropalin në kryesinë e Kuvendit.

Axhenda e plotë:

Në 13: 15 ka konferencë te hotel Sheratoni.

Në 14:00 do takohet me Monika Kryemadhin.

Në 15:45 në kryesinë e Kuvendit do të takohet me Damianin Gjiknurit dhe Rudina Hajdarin, dhe anëtarë të komisionit të Reformës Zgjedhore

(K.H/Faxweb.al)

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *