Vrasja e mësuesit në Francë pasi i tregoi karikaturën e Profetit Muhabet ka ngjallur diskutime të mëdha në të gjithë botën. Samuel Pety u vra nga një prind që u cilësua terrorist dhe kjo ngjarje ka shkaktuar debat të fortë mes avokates Migena Balla dhe ish-ministres së Kulturës Mirela Kumbaro.
Sipas Ballës, Pety thotë se vrasja u nxit nga provokimi i profesorit që sipas saj diskriminimin e një fëmije. Pasi Kumbaro tha se vrasësi nuk ka fe dhe duhet të dënohet, avokatja e pyeti për emrin e një terroristi që ndodhet në gjyq, pyetje për të cilën ish-ministrja tha se nuk mund ta kishte menduar as në ëndërr.
Pjesë nga debati:
Balla: Mësuesi ka provokuar, diskriminuar myslimanët. Nuk mund të thuash myslimanëve dilni jashtë se tani do tregoj karikatura të profetit Muhamed. Unë paguaj për arsimimin e atij fëmije.
Kumbaro: Ai ka bërë një vrasje makabër.
Balla: Vrasja është pasoja, merruni me shkakun. Përse kur të tjerët vrasin myslimanët nuk i quajnë terroristë.
Kumbaro: Vrasja nuk ka fe, nëse ka vrarë ai duhet të dënohet. Qetësohu.
Balla: Përgjigju me argument. Nuk ka rëndësi gjendja ime emocionale. Më thuaj një emër terroristi që është në gjyq. Të gjithë janë vrarë.
Kumbaro: Waoo. Po pse ju i dini emrat e terroristëve?
Balla: Vrasësi në Zelandë të Re është në gjyq. Sa herë vriten myslimanë nuk thotë askush terrorizëm, por kur ka një vrasje nga një mysliman thuhet terrorizëm.
Kumbaro: As në ëndrrën më të keqe nuk mund ta kisha menduar një pyetje të tillë: Më thuaj një emër terroristi që është në gjyq? Waw!
(A.M/Faxweb.al)