Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Avokati nxjerr bllof “takimin e diktatorëve të ballkanit”: MiniShengenin Ballkanik është një retorikë, kërkon me se s’bën autorizimin e presidentit

Avokati Jordan Daci në një shkrim  në rrjetet sociale bën të ditur se Minishengeni është dhe do të mbetet një retorikë e kësaj klase poltikanësh, pasi çdo gjë po ndodh jashtë kuadrit ligjor.

Sipas zhvillimi i bisedimeve për një trakt të tillë ndërkombëtar, kërkon se s’bën autorizimin ose plotfuqishmërinë që lëshohet nga Presidenti i Republikës, pasi trakti në fjalë do duhet të lidhet në parim ne emer te RSH dhe qe nje plotfuqishmerin e tille nuk eshte leshuar ndonjehere.

Së dyti sipas tij çdo trakt i tillë duhet të ratifikohet, por pasi të jetë shqyrtuar me parë nga Gjykata Kushtetuese e cila as nuk ekziston dhe as nuk do jete edhe per nje kohe te gjate.

Shkrimi i plotë

Te dashur qytetare,

Mini schengeni Balkanik eshte dhe do mbetet vetem retorike e kesaj klase politikanesh qe jane te interesuar vetem per pushtetin e tyre. Sic e kam thene edhe me pare gjithcka qe po ndodh eshte jashte kuadrit ligjor pasi edhe zhvillimi i bisedimeve per nje traktat te tille nderkombetar, kerkon se s’ben autorizimin ose plotfuqishmerine qe leshohet nga Presidenti i Republikes pasi traktati ne fjale do duhet te lidhet ne parim ne emer te RSH dhe qe nje plotfuqishmerin e tille nuk eshte leshuar ndonjehere. Se dyti ne perputhje me nenin 122 dhe 131 te Kushtetutes cdo traktat i tille do duhet te ratifikohet, por pasi te jete shqyrtuar me pare nga Gjykata Kushtetuese e cila as nuk ekziston dhe as nuk do jete edhe per nje kohe te gjate. Pra gjithcka qe i bashkon diktatoret e ballkanit eshte nevoja per te larguar vemendjen nga problemet e dites dhe pergatitja e publikut me idene me shume sesa realizimi i saj, kjo pasi realizimi nuk eshte i mundur dhe kjo klase tradhetare nuk do ta kete mundesine ta coj deri ne fund kete gje. Per me teper qe gjithcka qe ka ndodhur eshte e paligjshme dhe e pavlefshme ne kuptim te Konventes se Vjenes per te Drejten e Traktateve dhe Kushtetuten e RSH.

Pa Kosoven s’ka Shqiperi dhe pa Shqiperi s’ka Kosove!

Te gjithe se bashku te largojme keta politikane mashtrues dhe tradhetare nga pushtetit dhe t’ia kthejme pushtetin sovranit qe te punoj per mireqenien dhe interesat e shqiptare dhe per paqe dhe bashkepunim te drejte me fqinjet tane.

Fqinjet jane dhe do mbeten fqinjet tone, ne duhet te gjejme gjuhen e bashkepunimit te sinqerte midis popujve dhe jo midis politikaneve te korruptuar dhe diktatore!

P.S. Ftoj gazetaret qe t’i bejne pyetje kryeministrit nese e ka respektuar detyrimin ligjor per autorizim ose plotfuqishmeri per te zhvilluar bisedime per nje traktat qe do lidhet ne emer te RSH dhe qe duhet te ratifikohet sipas kerkesave te ligjit nr. 43/2016 “Per marreveshjet nderkombetare ne RSH”.

(M.Q/Faxweb.al)

Fjalët Kyce
Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 prillit?
  • Koalicioni i udhëhequr nga PD 53%, 8502 votes
    8502 votes 53%
    8502 votes - 53% of all votes
  • PS 28%, 4539 votes
    4539 votes 28%
    4539 votes - 28% of all votes
  • Nuk do të votoj 9%, 1492 votes
    1492 votes 9%
    1492 votes - 9% of all votes
  • LSI 5%, 785 votes
    785 votes 5%
    785 votes - 5% of all votes
  • Të tjera 4%, 666 votes
    666 votes 4%
    666 votes - 4% of all votes
Total Votes: 15984
19/03/2021 - 25/04/2021
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.