Avokatët e presidentit “Yldon Media Group”, Ylli Ndroqi kanë ankimuar sot vendimin për sekuestrimin e pronave marrë më 1 gusht nga Gjykata kundër Korrupsionit dhe krimit të organizuar. Mes 26 pronave të sekuestruara janë dhe dy televizionet “Ora” dhe “Ora News”.
”Eshte absurde të sekuestrohet një media që kapitalin e blerjes së saj e ka të financuar nga banka te dokumentuar nga banka. Te gjithe pasurite jane te ligjshme”, është shprehur avokati i Ndroqit.
Ndërkohë, më herët avokatët e biznesmenit kanë ngritur pikëpyetje në lidhje me procesion e sekuestrimit. Avokatët e sipërmarrësit, Ylli Ndroqi, kanë rrëzuar me argumente dhe me dokumente akuzat e Policisë së Shtetit dhe të SPAK, duke evidentuar parregullsi në procedurat e ndjekura me sekuestrimin e dy televizioneve dhe pronave të tjera.
Ata kanë pohuar se Ylli Ndroqit i janë sekuestruar pasuri të fituara nga trashëgimia, apo me kredi bankare të vërtetuara me dokumentacion të rregullt ligjor.
Sipas avokatëve, hetimet nga polica e shtetit, kanë zgjatur rreth 18 muaj nën drejtimin e prokuroreve te SPAK, ndërkohë që trupa e parë prej 8 prokurorësh të SPAK është betuar në datën 19 dhjetor të vitit 2019 para presidentit të republikës. Pra vetëm 8 muaj më parë.
“Këto hetime janë të paligjshme nga policia e shtetit dhe ngre dyshime për shmangien e qëllimshme të prokurorisë. Rezulton se një pjese e pasurive të vena nën sekuestro nuk janë në pronësi të z Ndroqi. Edhe ato që janë në pronësi të tij janë krejtësisht të krijuara me burime të ligjshme” – nënvizojnë avokatët.
Gjithashtu avokati u shpreh se ne sekuestro e vendosura janë vënë re dhe aburditete si sekuestrimi i një varreze:
Sipas tij, nën sekuestro është vënë edhe një varrezë fshati.
“Kemi konstatuar absurditete në procedura, pasi është vënë sekuestro për prona që z. Ndroqi nuk i ka në posedim. Njërën nga tokat nuk e zotëron z. Ndroqi, por është varrezë fshati.”