AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

“Avni Rustemi rrotullohet në varr”,  Balla opozitës së re: Erdhët këtu nga gabimet e tyre

Kreu i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla iu ka kërkuar deputetëve të votojnë unanimish për rezolutën pqër shkarkimin nga detyra të Presidentit të Republikës, Ilir Meta.

Balla komentoi deklaratat e Metës duke thënë se Avni Rustemi rrotullohet në varr ndërkohë që nismat e presidentit i konsideroi se kundërpërgjigje ndaj Reformës në Drejtësi.

“Avni Rustemi, rrotullohet në varr pasi ia shpërdorojnë emrin kush të çohet më parë. Presidenti nuk ka mundësi tjhetër veçse të pengojë vetëm për disa javë një paketë të Reformës në Drejtësi të cilën e kanë votuar edhe ata. Kush guxon të kërcënojë dhe dëmtojë këtë reformë do të marrë përgjigjen e merituar. Ajo zyrë duhet liruar urgjentisht për të rikthyer presidencën në një institucon përfaqësues që e nderon vendin dhe jo ashtu si është shndërruar. Ndaj duhet ta votojmë të gjithë së bashku për të mos lejuar Sali Berishën, Ilir Metën, Kryemadhin e Bashën për të penguar integrimin e vendit”.

Balla ka komentuar zgjedhjet e 30 Qershorit, duke thënë se ato u realizuan siç u premtuan dhe u njohën e përkrahën nga ndërkombëtarët, ndërkohë që shtoi se edhe deputetët e rinj duhet të mësonin nga gabimet e opozitës pasi sipas tij, ishin këto të fundit ato që i kishin sjell në Parlament.

“Zgjedhjet e 30 Qershorit u zhvulluan dhe ne falenderojmë të gjithë aktorët ndërkombëtar. Ne nuk kemi fituar vetëm betejën zgjedhore por kemi fituar edhe luftën për zgjedhjet e kurdohershme në Shqipëri. Tashmë nuk do të ketë më bojkot, as djegie mandatesh. Duhet që edhe ju këtu të mësoni nga gabimet e tyre që gabimet e tyre ju sollën ju këtu. Ne nuk fituam ngaqë kemi bërë vetëm punë të mira por sepse treguam me vendosmëri për të mbrojtur shtetin me Kushtetutë, me ligje dhe me rregulla. Kurrë më nuk do t’i pengojë askush shqiptarët të votojnë të lirë, të zgjedhin dhe të zgjidhen. Kemi marrë ekzaktësisht më 30 Qershor të njëjtin numër votash siç kemi marrë në vitin 2017”.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *