Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

Surprizon piktori/ Statuja e Lirisë me flamurin kuqezi dhe portretin e presidentit: Kot e kanë, Meta mik i madh i Amerikës (FOTO)

Piktori i njohur Avni Delvina ka publikuar i njohur për sarkazmën dhe ironinë e hollë përmes penelit, së fundmi ka pubnlikuar imazhin e Statujës së Lirisë në SHBA të realizuar me portretin e Presidentit Ilir Meta. Ai shkruan përkrah pikturës se Kreu i Shtetit është një mik i madh dhe i sinqertë i Amerikës dhe popullit Amerikan.

“Kot e kane !!!!!! Presidenti i Shqiperise sone te dashur z. Ilir Meta, eshte nje mik i madh dhe i sinqerte i Amerikes dhe i Popullit Amerikan”, shkruan Delvina.

Një simbolikë e tillë vjen në kohën kur debati politik në vend është i ndezur, ndërsa deklarata e ambasadores amerikane në Tiranë, Yuri kim se shpresonte të mos kishte marrëveshje të fshehtë mes aktorëve politik për sabotimin e reformës në drejtësi, përfshiru edhe Kreun e Shtetit.

Ky i fundit e përjashtoi veten nga një precedent i tillë, duke pohuar se jo vetëm nuk qëndrojnë aludimet, por janë të nxitura nga mazhoranca që në fakt sipas tij është vetë e shënjetruara dhe logjikisht e nënkuptuar nga diplomatja, pasi është përgjegjëse për këtë proces të rëndësishëm në vend që mban edhe vulën e Amerikës.

Ndërkohë, Statuja e Lirisë është ndoshta monumenti më i famshëm i botës që i është dhuruar zyrtarisht SHBA -ve nga populli francez, me rastin e 100-vjetorit të Revolucionit që solli çlirimin e kolonive nga Britania e Amdhe. Me kalimin e viteteve ajo mori një simbolikë tjetër, atë të lirisë  e të demokracisë në botë. Ajo u kthye në një pararojë të ”botës demokratike”. Statuja gjendet në ishullin Liberty Island në Portin e Nju Jork-ut dhe tregon zoten romake e lirisë, Libertas.

Vendimi për ta ndërtuar atë u mor më 1876, 100 vjet pas revulucionit Amerikan. Mirëpo për shkak të mungesës së fondeve dhe vështirësisë së realizimit të një vepre kaq gjigante, Statuja u ”ngrit në këmbë” në ishullin e saj vetëm 10 vjet më vonë, më 28 tetor 1886.

“Statuja e Lirisë” është e lartë 46,5 m, të cilës i duhet shtuar edhe 46,9 m lartësinë e bazës. Autor i skulpturës është Frederik August Bartoldi, i ndihmuar nga inxhinieri Gustav Eiffel, autor i Kullës së famshme të Parisit Ne vitin 1886 ajo eshte ndertuar dhe dizenjuar.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce

Partitë politike firmosën Marrëveshjen për Reformën Zgjedhore. A mendoni se Presidenti Meta duhet të dekretojë një datë zgjedhjesh në tetor të këtij viti?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *