Boeing-u prej 100 milionë dollarë 757-200, i ish- presidentit Donald Trump, vazhdon të qëndrojë akoma në pistën e aeroportit të New York, pasi mendohet që ka një problem teknik të cilin nuk e kanë zgjidhur ende.
Inxhinieri Jon Ostrower ka thënë se avioni privat është në tokë dhe nuk përdoret për shkak të një problem teknik, pasi nuk është gjetur akoma një nga pjesët e gomës që duhet dhe që deri atëherë avioni do të qëndrojë i ulur në tokën e New York-ut.
Avioni në pronësi të Donald Trump, vlen të theksohet që është përdorur që në fushatën e zgjedhjeve të vitit 2016, dhe që nga vitit 2019 ai nuk përdoret më dhe qëndron në pistën ajrore të NewYork, 70 milje në veri të New York City.
Trump mendonte që avioni nuk do t’i nevojitej deri ne 2025 pasi ishte i bindur që do të fitonte zgjedhjet e vitit 2020.