Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetBotaFlashTe FunditTe Gjitha

Vijojnë luftimet e ashpra në Krabak, azerët rrëzojnë aeroplanin luftarak Su-25 të armenëve. Refuzohen kërkesat për armëpushim

Forcat Ajrore të Azerbajxhanit rrëzuan një tjetër aeroplan luftarak armenë Su-25, njoftoi sot Ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit.

Sipas një deklarate të kësaj ministrie, aeroplani luftarak armen u rrëzua sot në orën 12.30 gjatë një përpjekje për të sulmuar pozicionet e ushtrisë azerbajxhanase në zonën e Jabrail nga ajri.

Ndryshe, Azerbajxhani ka kërkuar tërheqjen e të gjitha forcave armene nga rajoni kontestues Nagorno-Karabakh si e vetmja mënyrë për dhënien fund të luftimeve.

Të dyja palët më parë kanë refuzuar kërkesat për një armëpushim në rajonin kontestues, ku luftimet janë përshkallëzuar ditëve të fundit në nivele të papara që nga vitet 1990, me ç’rast dhjetëra njerëz u vranë dhe qindra të tjerë u plagosën.

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *