AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Autostrada Tiranë- Elbasan / Të gënjesh si “derr” në epokën e google

Nuk është diçka e re që në Shqipëri kryeministra apo ministra të japin afate të caktuara për veprat të ndryshme publike por që të njëjtat premtime vazhdojnë të përsëriten herë pas here me kalimin e kohës edhe kur çdo afat për përfundimin e tyre ka mbaruar.

Një shëmbull për të ilustruar këtë është dhe autostrata Tiranë-Durrës që nisi në 2011 dhe duhej të përfundonte në 2013, por në fakt akoma ky aks nuk ka mbaruar.

Gazetari Lutfi Dervishi në një postim në ‘Facebook’ me titull “Të gënjesh si “derr” në epokën e google” ka renditur premtimet që janë bërë dha afatet e vendosura për mbarimin e katij aksi, ku janë dhënë të opaktën 10 premtime publike.

Postimi i Dervishit:

Tiranë – Elbasan si pëlhura e Penelopës

Autostrada Tiranë- Elbasan nisi më 2011 dhe duhet të mbaronte për 550 ditë, pra më 2013
Kanë kaluar 5 vjet nga koha kur duhet të ishte mbaruar kjo rrugë dhe në harkun e këtyre 5 viteve janë të paktën 10 premtime publike për mbarimin e rrugës.

8 Nëntor 2014
Ministri Transporteve inspekton punimet në rrugën Tiranë – Elbasan dhe konfirmon se nuk do të ketë kosto shtesë! Ndërtimi pritet të përfundojë në pranverën e 2015.

17 nëntor 2015
Segmenti rrugor nga Mulleti deri ne afërsi te tunelit pritet te përfundoje ne 6 mujorin e pare te 2016.

11 shkurt 2016
“Ka një afat të miratuar zyrtarisht me kompaninë, fundi i vitit 2016. Nëse nuk respektohet do të penalizohet. Nëse kompania nuk performon sipas grafikut do të largohet dhe do të tenderojmë me një kompani tjetër”, tha ministri.

28 shkurt 2016
Në nëntor të vitit të kaluar, ministri i Transporteve premtoi se rruga do të përfundojë në qershor 2016. Por kur kanë mbetur vetëm tre muaj nga ky afat, punimet janë ndalur plotësisht.Ndaj afati do të shtyhet deri në fund të këtij viti. Këtë e dëshmon edhe një njoftim i Autoritetit Rrugor, i cili ka kërkuar nga banka financuese sërish shtyrje të afatit të përfundimit të punimeve deri në muajin dhjetor.

19 prilll 2016
Hyrja e Autostradës do të jetë e ndriçuar. (Këtë lajm prisnin me padurim të gjithë)

30 korrik 2016
Sipas marrëveshjes së re, 85 % e projektit loti Teg-Mullet, duhet të përfundojë brënda 31 dhjetorit 2016, dhe pjesa tjetër brënda marsit 2017.

17 mars 2017
Zyrtarisht rruga duhej të përfundonte në vitin 2015 ndërsa afati i ri është viti 2018.

16 tetor 2017
Një delegacion i fondit për Zhvillim, Abu Dhabi, ishte këto ditë i pranishëm në Shqipëri për të parë nga afër projektet e financuara prej tij, që kapin vlerën e 423 milionë dollarëve.
Rruga Tiranë-Elbasan do të mbyllet në fund të vitit 2017

13 mars 2018 (sot)

Rruga finalizohet plotësisht brenda këtij viti.

(B.H./Faxweb)

 

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *