Policia e sigurimit kombëtar të Hong Kongut ka arrestuar kryeredaktorin dhe katër drejtorë të tjerë të gazetës Apple Daily në bastisjet e mëngjesit e sotëm në të cilat përfshihen qindra oficerë, për rolin e tyre në botimin e dhjetra artikujve që pretendohet të jenë pjesë e një komploti për bashkëpunim me forcat e huaja. Shefi i sigurisë së qytetit, John Lee, akuzoi të arrestuarit për përdorimin e “punës gazetareske si një mjet për të rrezikuar sigurinë kombëtare”, dhe lëshoi një paralajmërim tronditës për banorët dhe mediat e tjera.
Departamenti i sigurimit kombëtar të forcës policore tha se të pestë ishin arrestuar nën dyshimin e bashkëpunimit me një vend të huaj ose me elementë të jashtëm për të rrezikuar sigurinë kombëtare, përmes artikujve për të cilët policia bëri thirrje për vendosjen e sanksioneve ndaj Hong Kongut dhe Kinës kontinentale. Të gjithë u arrestuan në shtëpitë e tyre, rreth orës 7 të mëngjesit. Policia gjithashtu kontrolloi redaksinë e Apple Daily dhe zyrat e saj, duke thënë se urdhri mbulonte “fuqinë e kërkimit dhe sekuestrimit të materialeve gazetareske”. “Operacioni, ende në vazhdim, synon mbledhjen e provave për një rast të dyshimit të shkeljes së ligjit të sigurisë kombëtare,” tha ai.
Kreu i divizionit të sigurimit kombëtar të policisë, tha se kishte prova shumë të forta se artikujt e diskutueshëm kishin një rol shumë të rëndësishëm në komplot, i cili siguronte municion për vendet e huaja, institucionet dhe organizatat për të vendosur sanksione, duke shtuar se të arrestuarit luajtën një rol shumë të rëndësishëm në botimin e tyre. Në një konferencë shtypi të Enjten pasdite, Lee lëshoi një paralajmërim të mëtejshëm për shtypin e qytetit që të distancoheshin nga kolegët e tyre të Apple Daily.
“Ju nuk duhet të bashkëpunoni me këta autorë. Mos luani me ta, përndryshe do të paguani një çmim të rëndë. Largohuni nga ata, përndryshe gjithçka që do të ngelet janë pendime, ”tha ai.
Kjo është periudha më e keqe në Hong Kong“, tha Apple Daily në një artikull për lexuesit e saj. Ajo tha se liria e shtypit ishte po cënohet, por ajo u zotua të qëndronte e vendosu me artikujt e saj. Kina, e cila kontrollon Hong Kong, mund të jetë në gjendje të eleminojë shtypin, të cilin e sheh si një kritik të bezdisshëm, por vetëm me një çmim që duhet të paguhet nga njerëzit e Hong Kongut, të cilët gëzojnë të drejtën e aksesit në informacion prej dekadash. Ministri i jashtëm i Tajvanit, Joseph Wu, tha se ai ishte pa fjalë për të përshkruar zemërimin dhe trishtimin e tij dhe se autoritarizmi po bën një luftë brutale në Apple Daily që është një simbol i lirisë në Hong Kong.