Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Autorët e dinin se po shpërndaheshin pensionet, sa është shuma e parave që u grabit në postën e Krujës

Kanë dalë në dritë detaje të reja nga grabitja e postës në Krujë, ndërsa shuma që është marrë prej aty është e konsiderueshme.

Burime bëjnë me dije se nga posta janë grabitur rreth 11 milionë lekë të vjetra, që i përkisnin pensionistëve, dhe dje kishte nisur puna për shpërndarjen e tyre. Dyshohet se autorët janë qenë në dijeni të kësaj shpërndarjeje, si dhe kanë ditur vendin ku ndodhe kasaforta.

Ndërkohë më herët policia ka vënë në pranga rojën private, i cili akuzohet për veprat penale “Moskallzim krimi” dhe “Shpërdorim detyre”.

Sipas Policisë, shtetasi Besnik Parruca, 51 vjeç, banues në Durrës, nuk ka njoftuar Policinë për vjedhjen me thyerje të kasafortës së Postës së Krujës, ku grabitësit kanë marrë një sasi prej rreth 11 milionë lekësh të vjetra dhe një sasi valute dhe më pas janë larguar.

Mësohet se 51-vjeçari ka deklaruar para efektivëve se nuk ka treguar, sepse është kërcënuar nga autorët e kësaj vepre penale.

(E.K/Faxweb.al)

Fjalët Kyce

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 Prillit ?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *