Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Automjeti përplas për vdekje këmbësorin në aksin Korçë-Pogradec, autori largohet nga vendngjarja (EMRI)

Një tjetër aksident ka ndodhur mbrëmjen e sot  në aksin nacional Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Buçimas. Një mjet përplas një këmbësor i cili përshkak të plagëve të marra ka ndërruar jetë. Mjeti që e ka përplasur është larguar nga vendi i ngjarjes.

Personi që ka ndërruar jetë këtë mbërmje në aksindetin e rrugës nacionale Korçë-Pogradec është Pajtim Gjylim 48 vjeç.

Dyshohet se shkaku i aksidentit ka qenë lagështia e madhe në rrugë si pasojë e reshjeve të larta ditët e fundit nga shiu gjithashtu edhe mungesa e ndriçimit që është një problem në këtë fshat.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat e policisë të cilat po punojnë për identifikimin dhe kapjen e shoferit i cili pëplasi për vdekje 48-vjeçarin këtë të dielë.

Pogradec/Informacion paraprak

Më datë 24.01.2021, rreth orës 21:40, në aksin rrugor Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Buçimas, Pogradec, një automjet dyshohet se ka aksidentuar këmbësorin shtetasin P. Gj., rreth 48 vjeç, banues në Pogradec, i cili për pasojë ka gjetur vdekjen.

Nga ana e Policisë, po punohet për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit, i cili është larguar nga vendi i ngjarjes.

Grupi hetimor po punon për dokumentimin e ngjarjes dhe zbardhjen e rrethanave të saj.

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 Prillit ?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *