Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetBotaFlashTe FunditTe Gjitha

Autobusi del nga rruga, plagosen 33 persona, mes tyre disa turistë

Disa turistë britanikë janë në mesin e 33 personave të lënduar në një aksident trafiku në Francë, ku një autobus që ishte duke shkuar në Londër doli nga rruga dhe u rrotullua.

Autobusi ishte nisur nga Parisi dhe doli nga rruga në autostradën A1 në rajonin verior të Somme-s të dielën në mëngjes.

Në autobus ndodheshin 32 udhëtarë nga nëntë shtete të ndryshme: Franca, Britania e Madhe, Spanja, Shtetet e Bashkuara, Australia, Rumania, Japonia, Shri Lanka dhe Mauritiusi.

Raportohet se pesë persona kanë pësuar lëndime më të rënda dhe janë dërguar në spital.

Sipas policisë lokale, në mesin e udhëtarëve ndodheshin dhjetë turistë britanikë.

Ministria e jashtme britanike tha se është në kontakt me autoritetet franceze në lidhje me këtë aksident.

Një zëdhënës i kësaj ministrie tha: “Do të bëjmë gjithçka që mundemi që t’i ndihmojmë qytetarët britanikë që kanë nevojë për ndihmën tonë”, shkruan “Independent”.

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *