I ftuar në studion e Fax News, aktivisti Aulon Kalaja tha se është pa sens presioni i ndërkombëtarëve mbi opozitën, ndërsa argumentoi se në fakt duhet të jetë mbi mazhorancën, e cila sipas tij blen zgjedhjet.
Kalaja tha se është kundër një marrëveshjeje mes Ramës dhe Bashës pa garancinë dhe prezencën e ndërkombëtarëve, teksa ka radhitur edhe aleancat e forta të kryeministrit dhe qeverisë.
“Për mua nuk është thelbi se kur do të përfundojë kjo marrëveshje, por çfarë ka ajo brenda. Ajo që më duket e pa sens është presioni që po i bëjnë ndërkombëtarët opozitës, e cila nuk ka asnjë pushtet në dorë. Është opozita ajo që duhet të kërkojë garanci për zgjedhjet dhe ky është minimumi i një vendi demokratik, që të kemi zgjedhje të pakontestuara në Shqipëri. Opozita kërkesat e saj nuk i ka pa sens, në Korçë kur u bënë zgjedhje, u blenë votat me 20 mijë lekë.
Edi Rama që nuk kishte nevojë të vblinte zgjedhje e bleu, pastaj në ersekë dhe në Dibër po ashtu me një rezultat që nuk e besonin as socialistët. Shukri Xhelili i kishte fituar zgjedhjet me diferencë vetëm 300 vota dhe në një kohë që PD ishte përçarë me 4 kandidatura. Del me një rezultat pas skandalit seksual me mijëra vota para. Mbaj mend që eksponentë të mazhorancës bënë thirrje ndaj opoizitës të pranonte humbjen ende pa dalë rezultatet zyrtare. Kemi përgjimet që provuan gjithçka, personazhi që sot bën reformën thoshte në telefon ‘tërmet tërmet’. Në 2017 është dosja 339, pastaj vijmë tek votimet njëpartiake të 2019, futën vota edhe pse vetëm nëpër kuti votimi, shtynë orarin e votimeve.
Kjo tregon se në kërkesat e saj opozita është legjitime, dhe gjithë presioni duhet të jetë në mazhorancën që vjedh votat. Garancia e opozitës është BE dhe SHBA. Pse Rama do ta shmang këtë gjë? Se është në aleancë me krimin se sot doli Sandër Lleshaj, dje tha se do ta legalizojmë kanabisin, sot tha do ta luftojmë. Duke e parë këtë aleancë, ata do e kishin shumë të lehtë për ta mundur opozitën pavarësisht numrave, ndaj jam kundër takimit Rama-Basha pa ndërkombëtarët, ata janë arbitër. Rama mund të bëjë si arbiter edhe Serbinë apo Moskën. Ambasadat e akredituatra në Shqipëri duhet të jenë garanci për zhvillimin e zgjedhjeve të lira”, tha Kalaja.
(F.GJ/FAXWEB.AL)