Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

“Fati i Ramës është vulosur me shembjen e Teatrit Kombëtar”, Kalaja: Brukseli e tha qartë, nëse nuk plotësohen kushtet…

Gazetari Aulon Kalaja në një intervistë për Fax News foli në lidhje me 15 kushtet që Parlamenti Europian i ka vendosur Shqipërisë për nisjen e negociatave më BE-në.

Kalaja tha se Shqipëria është drejt humnerës nën qeverisjen e Edi Ramës dhe nuk po bën përparim dhe nëse nuk plotësohen kushtet Edi Rama duhet të largohet.

Kalaja nuk la pa përmendur edhe çështjen e Teatrit Kombëtar ku theksoi se me shembjen e tij është vulosur edhe fati i Edi Ramës ne pushtet.

“Shqipëria është drejt humnerës dhe nuk po bën përparim. Mendoj se thirrja e Brukselit dhe vendeve të Europës është e qartë nëse nuk plotësohen kushtet duhet të largohet dhe me këtë është vendosur edhe fati i Ramës.

Ky fund është vulosur me datën 17 maj kur z. Rama prishi edhe Teatrin Kombëtar. Pluhri i harresës u kthye na makthin e tij. Kemi një Teatër që po i bën gropën kryeministrit Edi Rama. Nuk ka ngelur media ndërkombëtare pa shkruar kundër Ramës me këtë veprim që ndëmori me godinën e Teatrit Kombëtar. Çështja e Tetarit Kombëtar mendoj se ka vulosur fatin e këtij njeriu.

Ata kanë kuptuar që nuk ecën më me batuta dhe barcaleta dhe është momenti për të reflektuar. Kjo nuk është një qeveri është një bandë. Dhe duhet të reflektojnë qytetarët dhe ta largojnë këtë kryeministër.”- tha Kalaja.

Fjalët Kyce

Mendoni se duhet të hapen listat e partive dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *