Aktivisti Aulon Kalaja gjatë një interviste për Fax News, ka bërë publik rastin e një gruaje 63-vjeçare e cila iu nënshtrua testit të Covid-19, por nuk mori përgjigje për ditë me radhë.
Kalaja thekson se gruaja nuk kishte shenja minore të sëmundjes, por gjendja e saj shëndetësore ishte e agravuar, ndërkohë që shtoi se familjarët vazhdimisht telefononin ambulancën dhe askush nuk përgjigjej.
“Kemi të bëjmë me një grua 63 vjeçare. Kishte marrë urgjencën i kanë bërë tamponin dhe e kanë lënë 4 ditë pa i kthyer përgjigje. Nuk kishim të bënim me shenja minore të Covid-19, kjo mu bë e ditur nga një doktor të cilit i shpjegova gjendjen e saj shëndetësore.
Familjarët telefonin ambulancën dhe askush nuk përgjigjej. Kishte probleme me frymëmarrjen dhe kishte simptoma të rënda, dhe pas bisedimit me një mjek i është thënë se është për t’u shtruar në spital.
Kur janë për tu shtruar në spital ka një lloj burokracie të madhe. Mjekët i përshëndes dhe kanë mirënjohjen time, por nga ana tjetër sistemi shëndetësor është kapur nga një ministre që e ka vendosur ingranazhin e saj vetëm për personat e Rilindjes. Rasti konkret nuk është i vetmi!”- tha Kalaja.