AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Aulon Kalaja: Bie qeveria “Rama”, qeveri tranzitore, per pak muaj zgjedhje te parakohshme dhe lokale

Ditët e fundit, situata politike në vend ka qënë e mbushur me zhvllime. Komisioni hetimor për shkarkimin e presidentin apo ardhja e komisionit nga Venecia, janë disa nga temat më të diskutura ditët e fundit.

Për të folur për situatën politike në studion e FaxNews, është gazetari Aulon Kalaja.

Gazetari, ka thënë për zgjedhjet e 30 qershorit, që ai i quan moniste. Më tej, Kalaja shprehet se do ketë zgjedhje të parakohshme dhe se Rama do të largohet nga pushteti. Ai është shprehur se ministrat dhe deputetët e kryeministrit janë zhytur në korrupsion, abuzime apo trafikantë.

Madje, Kalaja ka folur edhe për kryetarin e Bashkisë, Erion Veliaj, se ka rikthyer rradhën e ujit në qytet.

“Rama me këtë komision farsë, vazhdon tej kalon vetëveten, pasi zgjedhjet ishin moniste. Farsë ishin edhe këta deputetët e opozitës së Re. Eshtë Gjykata Kushtetuese që duhet të thotë fjalën e fundit për zgjedhjet e 30 qershorit, të cilat janë nul.
Do kemi zgjedhje të parakohshme. Shumë shpejt, qeveria e Ramës do të bjer. Nëse do të kemi zgjedhje të lira, pushteti do të bjer. Po plasin për ditë skandale, ministra e deputet të zhytur në abuzime, në korrupsion apo trafikantë. Ramën e mban inertësia në pushtet.
Opozita le të vijë në pushtet, por duhet të jetë e rrepktë por korrekte.

GJithashtu Kalaja, ka folur edhe për kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Kalaja thotë se është vetë dëshmitar për mungesën e ujit. Ai shprehet se në lagjen ku jeton nuk ka ujë, dhe se ai ujë është i pa pijshëm.

“Kryetari i Bashkisë thotë që unë kam bërë Tiranën, ndërkohë që vendi s’ka ujë. Veliaj ka rikthyer rradhën e ujit. Veliaj akuzohet edhe për vrasjen e 17-vjeçar Ardit Gjoklaj. Kauza e 2019, është kemi apo nuk kemi ujë. E rriti çmimin e ujit, por tani s’kemi fare. Nuk e di ku e çon kryetari ujin. Uji është pa pijshëm, por ne e paguajmë për të pijshëm. Tirana është kryeqyteti, por ka shumë probleme. Kam dëgjuar se Veliaj do të fus një skemë mes privatit me çështjen me ujin.”

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *