Një automjet tip “Audi” në pronësi të një 23-vjeçareje është djegur pas mesnatës në qytetin e Vlorës. Për pasojë, makina është djegur plotësisht ndërsa mbetet e paqartë se si u shkaktua zjarri.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të shkrumbimit të mjetit.
Informacion paraprak: Më datë 18.11.2020, rreth orës 00:45, në lagjen “24 Maji”, Vlorë, ka rënë zjarr dhe është djegur plotësisht automjeti i markës “Audi, në pronësi të shtetases E. H., 23 vjeçe, banuese në Vlorë.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
(A.M/Faxweb.al)