Pierre-Emerick Aubameyang çuditërisht u largua nga fusha e lojës pa përfunduar ndeshja mes Arsenalit dhe Brightonit në Premier League.
Gjatë lojës kapiteni i Arsenalit iu drejtua tunelit në “Emirate stadium” pasi kishte nevojë të shkonte në tualet. Trajneri i përkohshëm i Arsenalit, Freddie Ljunberg, i cili e mban këtë post pas shkarkimit të Unai Emeryt, e konfirmoi pas ndeshjes se Aubameyangu kishte nevojë të shkonte në tualet.
“Unë në fakt as nuk e dija që ishte larguar, vetëm e pashë kur u kthye në fushë pasi kishte qenë jashtë saj për rreth dy minuta”, tha Ljunberg, në një intervistë të dhënë për tabloidin britanik “The Sun”.