Kryeministri Edi Rama ka komentuar nga Puka situatën politike në vend si edhe protestën e 16 shkurtit të organizuar nga opozita.
Gjatë bashkëbisedimit që pati me banorët në Pukë, Rama tha se sa herë që vendi është në prag zgjedhjesh opozita nis avazin për t’i shmangur ato pasi e dinë që nuk mund të fitojnë dot.
“Sa herë që afrohen zgjedhjet ata i afrohen këtij avazi sepse nuk fitojnë dot zgjedhjet.
Ndërtuan nja çadër në mes të bulevardit dhe bëjnë çmos për të penguar zgjedhjet dhe reformën në drejtësi, ndërkohë që ajo po shkon përpara, ata sërish i vihen barrikadë drejtësisë dhe përdorin argumenta që janë vetë deskriditues për këdo që ka vesh e dëgjon me veshët e vet e jo me të tyre. Këta që flasin për blerje votash janë zgjidhja dhe jo problemi, ja kujt shqiptari mund ti besohet kjo?
Kujt shqiptari i besohet se këta që flasin për korrupsion janë zgjidhja dhe jo problemi? Arsyeja pse ata nuk fitojnë dot zgjedhjet është se janë problemi dhe jo zgjidhja prandaj nuk fitojnë dot zgjedhjet.
Të gjitha këto janë mënyra për ti ikur ballafaqimit me zgjedhësit. Më e bukura është që flasin për zgjedhjet e shkuara po kush ka harruar që në zgjedhjet e shkuara ata ishin në qeveri atya kishin ministrin e brendshëm, kishin të gjitha institucionet që kërkuan.
Atëhere si u blenë votat nga ne kur në institucione ishin ata. Kur mbaruan zgjedhjet nuk e pranuan rezultatin sepse ata nuk e kuptojnë pse humbasin dhe do vazhdojnë të humbasin sepse nuk e kuptojnë.
Dhe ngatërrojnë popullin që vendosin me ndjeksit e tyre që i mbledhin për të bërë demonstrime force.
Shumë keq për ta aspak mirë për vendin, po ne nuk kemi zgjidhje. Detyra jonë është të vazhdojmë kontratën me shqiptarët.
Kjo është e gjitha dhe të tjerat janë të gjitha pastaj gjëra të thjeshta për tu kuptuar sepse ua kam thënë se për sa kohë që mendoni se shqiptarë mund ti bëni për budallenj, shqiptarët do t’ju lënë aty ku jeni dhe jo vetëm kaq por do zvogëloheni gjithnjë e më shumë.
Në këto zgjedhje apo të 2021 populli shqiptarë do ti lë aty ku janë ose edhe më pak“- tha Rama në Pukë.
(E.K/FAXWEB.AL)