Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

”Ati, biri dhe shpirti i shenjtë”, Tahiri sulmon prokurorinë: Procesi ndaj meje i komanduar, nuk dua ndihmë nga…

Ish-ministri Saimir Tahiri pas seancës që pati në Gjykatën e Krimeve të Rënda, ka komentuar për gazetarët akuzat që janë ngritur në drejtim të tij nga ana e Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Tahiri tha se prokuroria po kryen një proces tërësisht politik ndaj tij, dhe u shpreh se lidhja mes politikës, krimit dhe drejtësisë, është njësoj sa ajo mes atit, birit dhe shpirtit të shenjtë. Për akuzat Tahiri tha me ironi se ai është personi i dytë më i sulmuar pas Aldo Bares.

“Akuzat që dëgjova ishin trafik droge, krijim i grupit të strukturuar kriminal. Nuk është se ka ndonjë surprizë të madhe, prokuroria e komanduar siç e nisi ashtu dhe e bitisi këtë histori. Pavarësisht indicies sime të brendshme nuk do të merrem me këtë prokurori.

 Dëgjo kjo historia ime lindi si një proces politik, dhe kur them i komanduar kam parasysh politikën, krimin dhe drejtësinë, që janë aq bashkë sa janë ati, biri dhe shpirti i shenjtë. Mua nuk më shqetëson asgjë përveç të vërtetës, nuk më ka interesuar për asnjë sekondë se çfarë bën prokuroria, ky është një proces i turpshëm politik nga fillimi deri në fund”, u shpreh Tahiri.

Ndërkohë që i pyetur nga gazetarët se për çfarë ndikimi flet, sa kohë që PS-ja, forca e tij politike është në pushtet, Tahiri nuk kërkoi të tregonte shumë.

Gazetarët: Nga cila anë e politikës, kur udhëheq mazhoranca, cila është e vërteta juaj?

Tahiri: Mos u përpiqni që të gjeni në fjalët e mija mesazhet tuaja të koduara, nuk kam nevojë që ta them unë që procesi është i komanduar, sa kohë një prokurori shumë më serioze siç është Antimafia italiane ka thënë që unë jam i pafajshëm. Ju mendoni se nuk mjafton kaq për të kuptuar se kjo histori është e montuar.

Gazetarët: A dispononi ju materiale me video që kërcënoni politikanë të caktuar në vend?  

Tahiri: Këtij vendi të vogël i mjafton Baba Taku dhe valixhja e tij, nuk ka nevojë për një Bab Tak të dytë

Ish-ministri tha më tej se ai nuk kërkon ndihmë as nga Edi Rama, dhe as nga ndonjë person tjetër, dhe të vërtetës do ti shkojë deri në fund.

‘’Nuk më duhet fare, nuk më duhet mbështetja e askujt, por vetëm e vërteta ime. Nëse mendoni se duhet mbështetja e dikujt dhe të jesh te sqetulla e dikujt gaboni”, përfundoi Tahiri në fjalën e tij.(E.K./FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mund të Lexoni

Close