Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Atentati në Shkodër, mbërrin Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Reban Jaupi

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Rebani Jaupi ka mbërritur në Shkodër.

Jaupi ndodhet në komisariatin e Policisë Shkodër për ngjarjen ku u plagosën 8 persona.

Nga shpërthim me tritol ka ndodhur në lagjen “Partizani”, në tregun e Rusit në Shkodër mëngjesin e sotëm deri më tani raporohen 8 të plagosur.  Përveç gjatë të parët në spitalin e Shkodrës janë paraqitur edhe dy qytetarë të tjerë që janë lënduar gjatë shpërthimit. 

“Fax News” raporton se tritoli i është vendosur motorit që ndodhej i parkuar aty dhe jo makinës tip “Toyota”. 

” Në ugjencën e Shkodrës kanë ardhur 6 të lënduar, një person është rëndë dhe po niset me hekikopter drejt Tiranës. Dy të tjerë janë me djegie në lëkurë, në fytyrë dhe anësitë e poshtme.  Edhe këta janë nisur me autoambulancë drejt Tiranës. 3 të tjerët po marrin mjekimin këtu. “, u shpreh mjekja e spitalit Shkodër. 

Kjo sasi lënde eksplozive ka shkaktuar një shpërthim të madh, ku përveç dëmtimeve në makinë, ka pasur edhe dëmime në bizenset përreth. Po kështu njëri prej personave të plagosur është Lulzim Kulla, person me precedent penal dhe pronari i makinës. Deri më tani dyshohet se Lulzim Kulla ka qenë shënjestra e atentatit.  Targa e makinës  që është dëmtuar është AAA 444 PX.

TË PLAGOSURIT:

Arjola Gjonaj, 31 vjeçe,

Pjetër Arra, 53 vjeç,

Gentian Suca, 40 vjeç,

Ditmir Myftia, 32 vjeç,

Pjetër Daka, 60 vjeç,

Lulzim Kullaj 42 vjeç,

Gardosileviç Roikq 50 vjeç 

(F.M/Faxweb)

Fjalët Kyce

Mendoni se duhet të hapen listat e partive dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *