Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Atentati në Durrës: Prokurori identifikon autorët?! Shoqërohet një person

Ngjarja e rëndë e ndodhur sot në Durrës ka bërë që strukturat më të rëndësishme të rendit të rendin drejt qytetit bregdetar ku mësohet se në vendngjarje kanë mbërritur edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu si dhe drejtuesja e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prela.

Gjithashtu mësohet se gjendja e shëndetësore e prokurorit Arjan Ndoja është neutralizuar ndërsa informacione ende të pakonfirmuara thonë se ka përmendur edhe emra.

Deri më tani është shoqëruar nga Policia një person i dyshur si pjesmarrës në atentat.

Dyshohet se një makinë tjetër mund t’i ketë ndjekur nga pas dhe ka hapur zjarr në drejtim të mjetit të prokurorit Ndoj e cila është qëlluar nga pas. Shoferi i tij Andi Maloku ka marrë dy plumba, një në gjoks dhe një në shtyllën kurrizore, dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Nga atentati i sotëm në Durrës ka mbetur i plagosur dhe ndodhet në gjendje të rëndë edhe Andi Maloku, shoferi i prokurorit Arjan Ndoja i cili bashkë me Landi Muharremin kanë mbetur po ashtu të plagosur.

Burimet për Faxweb.al bëjnë me dije se Maloku ka qenë punonjës Policie në Komisariatin e Krujës ndërsa pasi e ka lënë këtë detyrë është bërë shofer i prokurorit Ndoja.

Nga vendi i ngjarjes gazetari i Fax News Sokol Dema ka raportuar lajmet më të fundit lidhur me ngjarjen e ndodhur pasditën e sotme në Shkozet të Durrësit ku gjatë një shkëmbimi zjarri me armë kanë mbetur të plagosur tre persona.

Gazetari bën me dije se në vendin ku ndodhi atentati ka mbërritur edhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu. Gjithashtu edhe anëtarë të stafit të Prokurorisë për Krime të Rënda kanë mbërritur në Shkozet.

Të plagosurit janë transportuar në Spitalin Rajonal të Durrësit, dhe mësohet se shënjestër e atentatit mund të ketë qenë prokurori Arjan Ndoja, ndërsa në shoqërinë e tij kanë qenë edhe persona me precedent penal, siç është Landi Muharremi njohur me psedonimin Aleksandër Laho ose ndryshe si “I tmerrshmi i Sukthit”.

Shkembim zjarri ne Durres, mes te plagosurve prokurori Arjan Ndoja

Publiée par Fax Web sur Vendredi 1 novembre 2019

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce

Partitë politike firmosën Marrëveshjen për Reformën Zgjedhore. A mendoni se Presidenti Meta duhet të dekretojë një datë zgjedhjesh në tetor të këtij viti?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *