Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Atentati ndaj punonjësit të INUV-it, reagon Bashkia e Lezhës: Asnjë lidhje me ne, të sqarohet ngjarja

Pas atentatit të paradites së sotme ndaj punonjësve të Bashkisë Lezhë, ka reaguar kjo e fundit e cila dënon ashpër këtë akt kriminal. Bashkia e Lezhës ka sqaruar gjithashtu se kjo ngjarje nuk ka asnjë lidhje me punën e inspektorit të tyre në Bashki, ajo i bën thirrje Policisë së Shtetit të vërë para organeve të drejtësisë dhe të dënohen autorët.

Paraditen e kësaj të mërkure, persona ende të paidentifikuar hapën zjarr ndaj mjetit tip”Ford Focus” me të cilën udhëtonin dy punonjës të Bashkisë Lezhë, shënjestra mësohet të ketë qenë shtetasi Mirel Ndoka punonjës në INUV Lezhë, në mjet bashkë me të ndodhej dhe Edmond Mëhillaj. Ky i fundit ka qenë ish-punonjës në njësinë administrative Zejmen. Sipas burimeve policore asnjëri prej tyre nuk pësoi lëndime, ndërsa kanë dhë deponimin e tyre në polici në lidhje me këtë ngjarje (lexo ketu).

Reagimi i plotë i Bashkisë së Lezhës:

Bashkia Lezhë dënon ngjarjen e ndodhur sot në autostradë pranë fshatit Tresh, ku është qëlluar me armë zjarri ndaj automjetit në të cilin lëvizte një punonjës i bashkisë, Inspektor i INUV-it, së bashku me një tjetër shtetas që nuk është punonjës bashkie.
Sa më lart, sqarojmë opinionin publik se, kjo ngjarje nuk ka asnjë lidhje me punën e inspektorit tonë në bashki apo rrethana të tjera të kësaj natyre, siç dhe pohon vetë ai.
Bashkia Lezhë i bën thirrje Policisë së Shtetit, të vëjë para përgjegjësisë autorët e kësaj ngjarjeje që cënon rendin dhe sigurinë publike.

Fjalët Kyce

Mendoni se duhet të hapen listat e partive dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mund të Lexoni

Close