Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Atentati ndaj prokurorit Ndoja, Policia aksione blic në tre qytete

Policia e Shtetit ka vijuar kontrollet në të paktën tre qytete kryesore të vendit, për të bërë të mundur gjetjen dhe më pas shoqërimin e personave të dyshuar për atentatin e të premtes në drejtim të prokurorit të Durrësit Arjan Ndoja dhe dy shoqëruesve të tij, Landi Muharremi dhe Andi Maloku.

Kontrollet janë të përqendruara kryesisht në zonën e Fushë-Krujës, në Tiranë dhe në Durrës, nga ka dyshime që të jenë dhe autorët e atentatit të  Nëntorit.

Burime bëjnë me dije se derimë tani ka shkruar në dhjetra numri i personave të shoqëruar, mes tyre dy persona dyshohen si autorë të ngjarjes, por emrat e tyre mbahen tërësisht sekret nga grupi hetimor.

Në orët në vijim pritet të jepen dhe emrat e të dyshuarve për atentatin, ndërsa pista kryesore vijon të mbetet ajo e vrasjes së mbetur në tentativë, për shkak të detyrës së prokurorit Ndoja.

Ky i fundit pas ngjarjes, kishte mohuar që të ishte objektiv i atentatit, ndërsa ende nuk është marrë dëshmia e Landi Muharremit, pasi ky i fundit ka marrë një plumb në zonën e nofullës, ç’ka ia bën të vështirë komunikimin.

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.