Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Atentati ndaj Prokurorit/ Lë pas dy javësh spitalin Aleksandër Laho

Pas 18 ditësh, ka lënë spitalin e Durrësit këtë pasdite Aleksandër Laho ose i njohur ndryshe si “Rrumi”. Laho mbeti i plagosur në atentatin ndaj Prokurorit Arian Ndoja në datën 1 nëntor. Landi Muharremi derimë tani nuk ka dhënë asnjë dëshmi, për shkak se një prej plumbave e ka kapur në pjesën e nofullës, dhe e ka të pamundur të flasë.

Aleksandër Laho u shoqërua drejt banesën me autoambulancë. Ndërsa Prokurori Ndoja vazhdon të qëndrojë në ambjentet e spitalit të Durrësit ku po merr mjekimin e plagëve.

Ndërkohë, shoferi i prokurorit, Andi Maloku ndërroi jetë pak ditë më parë. Maloku ishte personi i cili i shpëtoi jetën prokurorit Ndoja, pasi pavarësisht se makina me të cilin udhëtonte ishte me një shpejtësi mjaft të madhe, manovrat e tij bën që të plagosurit ti shpëtonin vdekjes.

Kujtojmë se nga atentati i datës 1 nëntor në Shkozet të Durrësit mbeti i plagosur prokurori i Durrësit Arjan Ndoja, si dhe Landi Muharremi i cili ndodhej në makinën e prokurorit.

Ndërkohë në dëshminë e tij pas atentatit prokurori Arjan Ndoja, tregoi se me Muharremin është takuar rastësisht në një restorant, dhe më pas është nisur me mjetin e tij në drejtim të Tiranës.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur 20 gëzhoja, pjesa më e madhe e plumbave është qitur në anën nga ka qenë i ulur prokurori Ndoja, çka shton dyshimet që ai të ketë qenë dhe shënjestra.

Kujtojmë se për ngjarjen e rëndë është arrestuar Redjan Rraja, për të cilin gjykata vendosi masën e sigurisë “Arrest me Burg”.

Fjalët Kyce

Partitë politike firmosën Marrëveshjen për Reformën Zgjedhore. A mendoni se Presidenti Meta duhet të dekretojë një datë zgjedhjesh në tetor të këtij viti?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *