Dy armë zjarri janë gjetur brenda automjetit të djegur shumë pranë vendit ku u ekzekutua Bardhok Pllanaj. Bëhet me dije se automjeti i djegur në lagjen ‘Dobraç’ të Shkodrës, ishte e tipit ‘Passat’ me targa italiane.
Burimet bëjnë me dije se Bardhok Pllanja është ekzekutuar me kallashnikov, teksa makina e tij tip “Range Rover” ishte në ecje e sipër. Pas të shtënave dyshohet se makina e Pllanjat ka ecur në gjendje të lirë dhe është përplasur me murin anësor të një biznesi.
Në vendin e ngjarjes janë gjetur gëzhojat e armës me të cilën Bardhok Pllanaj është ekzekutuar, ndërsa është vënë re se në vendin e krimit ndodhen dhe kamera sigurie.
Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe kanë ngritur pika kontrolli. Në ndihmë të Policisë lokale kanë shkuar dhe grupe të FNSH Shkodër.
(R.G/Faxweb.al)