Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Atentati kriminal në Durrës, Ardi Veliu në vendngjarje (Video-Live)

Nga vendi i ngjarjes gazetari i Fax News Sokol Dema ka raportuar lajmet më të fundit lidhur me ngjarjen e ndodhur pasditën e sotme në Shkozet të Durrësit ku gjatë një shkëmbimi zjarri me armë kanë mbetur të plagosur tre persona.

Gazetari bën me dije se në vendin ku ndodhi atentati ka mbërritur edhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu. Gjithashtu edhe anëtarë të stafit të Prokurorisë për Krime të Rënda kanë mbërritur në Shkozet.

Të plagosurit janë transportuar në Spitalin Rajonal të Durrësit, dhe mësohet se shënjestër e atentatit mund të ketë qenë prokurori Arjan Ndoja, ndërsa në shoqërinë e tij kanë qenë edhe persona me precedent penal, siç është Landi Muharremi njohur me psedonimin Aleksandër Laho ose ndryshe si “I tmerrshmi i Sukthit”.

Shkembim zjarri ne Durres, mes te plagosurve prokurori Arjan Ndoja

Publiée par Fax Web sur Vendredi 1 novembre 2019

Muharremi është akuzuar për rrahjen e biznesmenit libanez në shtator të vitit 2016 për çështje pronësie ku biznesmeni donte të ndërtonte një kompleks turistik në Gjirin e Lalëzit.

Ndërsa Ndoja është goditur me 3 plumba në trup ndërsa ndodhet në spitalin e Durrësit bashkë me Landi Muharremin jashtë rrezikut për jetën.

I plagosur ka mbetur edhe shoferi i tij Andi Maloku, ndërsa është nisur drejt Traumës në Tiranë situata e të cilit ndodhet e rëndë.

Ndërkohë në Durrës Policia ka ngritur pika të rrepta kontrolli në akset kryesore të qytetit, e masa të përforcuara janë marrë edhe në ambientet e spitalit të Durrësit.

Ndërkohë Spitali i Traumës në Tiranë është blinduar nga forca të shumta Policia ku nuk lejohet asnjë komunikim me mjekët dhe familjarët.

Prokuroria ka nisur hetimet duke mbledhur edhe provat nga vendngjarja për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Shkembim zjarri ne Durres, mes te plagosurve prokurori Arjan Ndoja

Publiée par Fax Web sur Vendredi 1 novembre 2019

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce

Partitë politike firmosën Marrëveshjen për Reformën Zgjedhore. A mendoni se Presidenti Meta duhet të dekretojë një datë zgjedhjesh në tetor të këtij viti?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *