Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


FlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Atentat me armë zjarri në Shijak, qëllohet drejt makinës së biznesmenit

Vetëm pak minuta më parë është qëlluar me armë zjarri makina e biznesmenit, Dashamir Gjokës.

Në drejtim të makinës është qëlluar me armë zjarri tip kallashnikov por nuk ka të lënduar. Mësohet se Gjoka po udhëtonte me makinë të blinduar dhe në të ndodheshin edhe fëmijët e tij ndërsa është qëlluar me armë.  Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “4 rrugët e Shijakut”. 

Policia ka shkua në vendin e ngjarjes dhe po punon për kapjen dhe identifikimin e autorit. Ende nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarjeje.  

Kush është Dashamir Gjoka?

Sjellim në vëmendje që pak muaj më parë me kërkesë të Prokurorisë për Krimet e Rënda, gjykata ka vendosur konfiskimin e disa pasurive të paluajtshme të regjistruara në emër të biznesmenit Dashamir Gjoka, nga Durrësi, pasi dyshohet se kanë ardhur si pasojë e aktivitetit kriminal.

Hetimi pasuror, në kuadër të ligjit “Antimafia”, nisi ndaj këtij shtetasi, pas dyshimeve se ai i kishte krijuar pasuritë në bazë të të ardhurave të krijuara nga aktiviteti kriminal që ka kryer në Itali.

Në bazë të dokumentacionit të siguruar nga ana prokurorisë rezulton se, me vendimin e Gjykatës së Apelit të Milanos, Itali, më datë 02.11.2007, shtetasi Dashamir Gjoka është dënuar me 10 vjet dhe 6 muaj burgim, për veprat penale “Shfrytëzimi i prostitucionit” dhe “Trafikimi i personave”, duke qenë në këtë mënyrë subjekt i masave parandaluese pasurore të ligjit nr. 10192, datë 03.12.2009, “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë” në kuadër të ligjit “Antimafia”.

Në përfundim të gjykimit të kërkesës me objekt konfiskimin e pasurive në zotërim të personit të mësipërm, gjykata vendosi konfiskimin e pasurive të paluajtshme.

 Prokuroria bën me dije se janë  sekuestruar: Pasuria me sipërfaqe 6949 m² truall dhe 2012.17 m² ndërtesë, kompleks shërbimesh “Gjoka”, ndodhur në Durrës; Pasuria me sipërfaqe 4639 m² arë, ndodhur në Durrës; Pasuria me sipërfaqe 1247 m² truall dhe 230 m² + 710 m² ndërtesë, ndodhur në Durrës; Pasuria me sipërfaqe 928 m² truall dhe 229 m² ndërtesë dy kate, ndodhur në Durrës; Shoqëria “Gjoka” sh.p.k., së bashku me të gjitha asetet e saj. Vlera totale e pasurive të konfiskuara është llogaritur në vlerën prej rreth 200.000.000 lekë të reja. Gjatë procesit gjyqësor rezultoi se pasuritë në zotërim të shtetasit Dashamir Gjoka nuk i përgjigjen dukshëm nivelit të të ardhurave, fitimeve apo veprimtarive të ligjshme të deklaruara prej tij.

DETAJE:

Më datë 23.08.2017, rreth orës 14:05, në vendin e quajtur “4 Rrugët- Shijak” , në afërsi të Komunës Xhafzotaj është marrë njoftim se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjetit tip Benz , me drejtues shtetasin D.GJ. Nuk ka persona të lënduar. Menjëherë është ngritur grupi hetimor, të cilët po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit. (J.V/Shuplaka)

 

Fjalët Kyce

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 Prillit ?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *